Aktualitet

Në lokal organizonte lojëra fati, arrestohet 33-vjeçari në Vlorë (EMRI)

Policia pas operacionit të zhvilluar në lagjen “Isa Boletini” vuri në pranga pronarin e lokalit.

8 Prill 2025, 10:33 Nga N.F
Në lokal organizonte lojëra fati, arrestohet 33-vjeçari në
Pamje nga vendi i ngjarjes

VLORË- Një 33-vjeçar është vënë në pranga nga policia e Vlorës. Mësohet se i riu është vënë në pranga pasi në ambientet e lokalit të tij organizonte lojëra fati.

Policia pas operacionit të zhvilluar në lagjen “Isa Boletini” vuri në pranga pronarin e lokalit. I riu i arrestuar është identifikuar si Armand Selami. Në lokal janë sekuestruar 6 pajisje kompjuterike, një tavolinë pokeri dhe një thikë. 

Njoftimi:

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Vlorë, në vijim të kontrolleve intensive për parandalimin dhe goditjen e veprimtarive të paligjshme në fushën e lojërave të fatit, finalizuan me sukses operacionin policor të koduar “Next”.

Gjatë këtij operacioni, u evidentua një rast i ushtrimit të kësaj veprimtarie të jashtëligjshme në ambientet e një lokali në lagjen “Isa Boletini”, në qytetin e Vlorës. Në vijim të veprimeve procedurale, u bë arrestimi në flagrancë i pronarit të këtij lokali, shtetasit A. S., 33 vjeç, banues në lagjen “Pavarësia 3”, pasi dyshohet se në lokalin e tij organizonte lojëra fati të palejuara përmes pajisjeve kompjuterike dhe një tavoline pokeri.

Gjatë kontrollit, shërbimet e Policisë sekuestruan, në cilësinë e provës materiale, 6 pajisje kompjuterike, një tavolinë pokeri dhe një mjet prerës (thikë). Materialet procedurale u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Vlorë, për veprime të mëtejshme.

vlore lojra fati

Sondazh

Poll