8 Prill 2025, 12:46
Nga r.ll
foto ilustruese
KOSOVË- Prokuroria Themelore e Prizrenit ka konfirmuar për Radion Evropa e Lirë se dy qytetarë serbë të arrestuar më 6 prill në Prizren, janë liruar në mungesë të provave.
“Është konstatuar se aktualisht nuk ekziston dyshimi i bazuar, si standard i nevojshëm ligjor për të justifikuar paraqitjen e kërkesës për masën e paraburgimit apo ndonjë masë tjetër për sigurimin e pranisë së të pandehurve në procedurë,” thuhet në përgjigjen e Prokurorisë Themelore të Prizrenit.
Këtë vendim, prokuroria tha se e ka ndërmarrë pas ndalimit të të pandehurve për 48 orë dhe analizimit të të gjitha provave.
Më 5 dhe 6 prill, në Prizren dhe Gjakovë, policia arrestoi 16 qytetarë serbë, përfshirë serbë nga Kosova dhe Serbia.
Përmes një postimi në Facebook, ministri i Brendshëm, Xhelal Sveçla, tha se të ndaluarit po udhëtonin me katër automjete të ndara, të cilat kishin targa nga Kragujevci, qytet në Serbi.
Grupi i parë, sipas tij, i përbërë nga katër persona, u ndalua në Gjakovë.
Ndërkaq, 12 persona të tjerë u ndaluan në Prizren.
Sveçla tha se ata dyshoheshin se kishin për qëllim “mbledhjen e informacioneve për caqe të mundshme,” pasi sipas tij, ishin “gjetur dëshmi të ndërlidhjes me strukturat e inteligjencës serbe.”
Ministri Sveçla, në reagimin e tij, po ashtu tha se të arrestuarit kishin ndërlidhje me anëtarë të grupit të udhëhequr nga Milan Radoiçiq, që kryen sulmin e armatosur të shtatorit të vitit 2023 në Banjskë të Zveçanit.
Gjatë ndalimit të njërit grup në Gjakovë, policia gjeti një sëpatë, një thikë me këllëf dhe një thikë sharrë.
Personave që nuk i deklaruan këto armë të ftohta, Gjykata Themelore në Gjakovë ua caktoi masën e paraburgimit prej 30 ditësh.
Të pandehurve B.R., N.V., P.K. dhe M.S., të nacionalitetit serb, sipas gjykatës, do t’u cenohet masa e paraburgimit për shkak të “dyshimit të bazuar se në bashkëkryerje kanë kryer veprën penale “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”.
Arrestimi nxiti reagime në Beograd ku zyetarët atje, përfshirë presidentin, Aleksandar Vuçiq që tha se personat e ndaluar po vizitonin manastiret përreth Prizrenit./REL
kosove
Aktualitet
8 Prill 2025, 12:32
N.F
Nuredin Dumani
TIRANË- I penduari i drejtësisë, Nuredin Dumani në seancën e sotme në Gjykatën e Pos...
Aktualitet
8 Prill 2025, 12:33
r.ll
viktima dhe autori
TIRANË- Rayyan Alwan, 24-vjeçarja palestineze u gjet e vrarë me thikë nga babai i saj, Fadi Alwan në banes&eu...
Aktualitet
8 Prill 2025, 11:18
r.ll
gjkko
TIRANË- Në Gjykatën e Posaçme po zhvillohet sot një tjetër seancë gjyqësore për dosjen "Plumbi i Art&e...
Aktualitet
8 Prill 2025, 11:11
N.F
Anija "Libra"
DURRËS- 3 anijet italiane kanë mbërritur paraditen e sotme në Portin e Durrësit. Anija “Libra” i ës...
Aktualitet
8 Prill 2025, 10:58
N.F
Resuli
TIRANË-Kreu i Shoqatës për Mbrojtjen e Konsumatorit dhe Prodhuesit, Ervin Resuli ka komentuar situatën e rëndë me...
Aktualitet
8 Prill 2025, 10:48
N.F
Foto ilustruese
MANZË- Një 39-vjeçar është vënë në pranga ditën e sotmë në Durrës. Arrestimi ...
Aktualitet
8 Prill 2025, 10:39
N.F
Pamje nga kërkimet
HAS- Kërkimet për 27-vjeçarin Ajet Lleshi kanë vijuar edhe ditën e sotme. I riu prej dy ditësh...
Aktualitet
8 Prill 2025, 10:33
N.F
Pamje nga vendi i ngjarjes
VLORË- Një 33-vjeçar është vënë në pranga nga policia e Vlorës. Mësohet se i...
Aktualitet
8 Prill 2025, 10:14
N.F
Pamje nga vendi i ngjarjes
TIRANË- Pacientët në vendin tonë përveç mungesës së medikamenteve e qindra problemeve ...
Aktualitet
8 Prill 2025, 10:09
N.F
Foto ilustruese
TIRANË- Ministria e Industrisë, Ndërmarrëisë dhe Tregtisë ka marrë vendim për rregullimin e ç...