Aktualitet

VIDEO/ 4 karroca tek urgjenca të katërta me një rrotë mangut, ja me çfarë situatash përballen pacientët çdo ditë në spital

Në një video të mbërritur në redaksinë e Dosja.al raportohet që karrocat të cilat përdoren nga pacientët për t'i transpotuar dhe t'i lëvizur kanë mungesë të rrotave.

8 Prill 2025, 10:14 Nga N.F
VIDEO/ 4 karroca tek urgjenca të katërta me një rrotë
Pamje nga vendi i ngjarjes

TIRANË- Pacientët në vendin tonë përveç mungesës së medikamenteve e qindra problemeve që hasin nga shërbimet shëndetësore, hasin vështirësi edhe brenda ambienteve të spitaleve. Në një video të mbërritur në redaksinë e Dosja.al raportohet që karrocat të cilat përdoren nga pacientët për t'i transpotuar dhe t'i lëvizur kanë mungesë të rrotave.

 

Më tej bëhet me dije se 4 karroca në urgjencën e QSUT-së që të katërta kanë nga një rrotë mangut. Kjo vështirëson lëvizjen e pacientëve të cilët e kanë të pamundur të ecin më këmbët e tyre. Pamjet nga spitali tregojnë një nga shumë shqetësime që përballen pacientët shqiptarë të cilëve nuk u plotësohen kushtet minimale teksa duhet theksuar se ky është një spital në kryeqytet pasi në rrethe situata paraqitet akoma edhe me më shumë problematika.



spital

Sondazh

Poll