Aktualitet

Mbërrijnë në Portin e Durrësit 3 anijet italiane, "Libra" i dhurohet Shqipërisë për patrullimet e Flotës Detare

Një anije tjetqr që u ankorua në port është edhe "Amerigo Vespucci", e cilësuar edhe si anija më e bukur në botë. Treshen e plotëson "Lo spirito di stella", anije e cila ka qëllim kauzat sociale dhe drejtohet nga persona me aftësi ndryshe.

8 Prill 2025, 11:11 Nga N.F
Mbërrijnë në Portin e Durrësit 3 anijet italiane,
Anija "Libra"

DURRËS- 3 anijet italiane kanë mbërritur paraditen e sotme në Portin e Durrësit. Anija “Libra” i është dhuruar Flotës Detare të Shqipërisë. Ceremonia mbahet sot ku do të marrin pjesë autoritete të larta zyrtare nga dy vendet, Ministria e Mbrojtjes dhe ushtarakë.

Një anije tjetër që u ankorua në port është edhe "Amerigo Vespucci", e cilësuar edhe si anija më e bukur në botë. Treshen e plotëson "Lo spirito di stella", anije e cila ka qëllim kauzat sociale dhe drejtohet nga persona me aftësi ndryshe.

“Amerigo Vespucci”, u nis nga porti i Ortonës në Itali, ajo do të qëndrojë në qytetin bregdetar deri në 11 prill. Ndalesa në Durrës do të jetë e para nga dy të planifikuara jashtë vendit në turin e Mesdheut, së bashku me atë në Valetta të Maltës të planifikuar nga data 25 deri më 29 prill. Të mërkurën, në orën 12:00, do të mbahet edhe një konferencë për shtyp për prezantimin e Giro d'Italia 2025 që këtë vit do të nisë Shqipëria.

anija libra

Sondazh

Poll