Politike

Rama nervozohet nga pyetja e gazetares: Nuk e di çfarë prisni ju

Rama, mesa duket i pakënakur nga përgjigja e Kallas, se nuk ka rëndësi kush është në pushtet, për sa kohë bëhen reformat.

8 Prill 2025, 11:27 Nga N.F
Rama nervozohet nga pyetja e gazetares: Nuk e di çfarë prisni ju
Edi rama

TIRANË- Kryeministri Edi Rama u nervozua në një moment nga pyetja e gazetarës për Kryenegociatoren Kaja Kallas, nëse rotacioni politik do të ngadalësonte procesin e anëtarësimit në BE. Rama, mesa duket i pakënakur nga përgjigja e Kallas, se nuk ka rëndësi kush është në pushtet, për sa kohë bëhen reformat. Më tej vazhdoi duke thënë se, pavarësisht se BE nuk mund të komentojë mbi procesin zgjedhor në vendin tonë, nuk do ta thoshte kurrë këtë edhe nëse e mendonte.

 

“Nuk e di çfarë thoni ju. BE nuk vendos kush fiton dhe kush humbet zgjedhjet në Shqipëri dhe as nuk lidh politikën e vet me kë zgjidhet në Shqipëri. Por ajo që them unë është që nuk ka një forcë tjetër që e kryen dot këtë mision. Këtë nuk e përcakton dot BE. Edhe nëse e mendojnë nuk kanë për ta thënë ndonjëherë”, tha Rama.

kaja kallas edi rama

Sondazh

Poll