Politike

"Vetëm PS mund të anëtarësojë vendin në BE"/ Kaja Kallas 'rrëzon' Ramën: Duhet bashkëpunim i të gjitha palëve

Në përgjigjen për pyetjet nga gazetarët, Kallas deklaroi se duhet bashkëpunim i të gjitha palëve politike për ta realizuar integrimin e Shqipërisë në BE.

8 Prill 2025, 10:51 Nga I.A
"Vetëm PS mund të anëtarësojë vendin në
Kaja Kallas

TIRANË- Kryenegociatorja e BE-së Kaja Kallas ka hedhur poshtë pretendimet e kryeministrit Edi Rama se vetëm PS-ja mund të anëtarësojë vendin në BE. Në përgjigjen për pyetjet nga gazetarët, Kallas deklaroi se duhet bashkëpunim i të gjitha palëve politike për ta realizuar integrimin e Shqipërisë në BE.

"Unë vij nga një vend që e ka kryer rrugëtimin e vet drejt BE dhe është tashmë shtet anëtar, Është qartë që në këtë rrugëtim duhet në fakt bashkëpunimi i të gjitha palëve sepse në fakt duhen zbatuar disa reforma shumë të vështira, që duhen zbatuar plotësisht dhe për këtë duhet mbështetje e përkrahje e plotë. Ajo që kuptoj unë këtu është që në Shqipëri qytetarët e kanë dhënë mbështetjen e tyre, përkrahjen e tyre në rrugëtimin e Shqipërisë dhe anëtarësimin e saj në BE. Një mbështetje e gjerë dhe kjo është gjë që shqiptarët duan ta arrijnë, për këtë duhen reforma të vështira që kërkojnë mbështetjen e të gjithëve në shoqëri Ky është obejkti përfundimtar, jo thjesht reforma por edhe zbatimi i tyre që kërkon mbështetje të plotë të partive politike," tha Kallas.

kaja kallas

Sondazh

Poll