Bota

Arrestohen 94 njerëz nga klanet mafioze siçiliane, mashtronin për përfitimet e fondeve europiane në Itali

16 Janar 2020, 11:05 Nga DOSJA
Arrestohen 94 njerëz nga klanet mafioze siçiliane, mashtronin

ITALI– Pothuajse 100 njerëz, ishin të përfshirë në një mashtrim që daton shatë vite më parë, në vitin 2013 ku shfrytëzonin tokat bujqësore për të përfituar fonde europiane.

Policia Siçiliane në Itali ka arrestuar 94 persona, përfshirë anëtarët e supozuar të mafies, pas mashtrimit të subvencioneve bujqësore.

Bastisjet janë përshkruar si një nga operacionet më të mëdha të përqendruara në mafian siciliane, ose “Cosa Nostra”.

Prokurorët pretenduan se mashtruesit siçilianë kishin marrë mbi 10 milion euro që nga viti 2010, duke përfshirë fonde për mijëra hektarë tokë bujqësore.

Dy hetime mbi famlijet e mafiozëve Batanesi dhe Bontempo Scavo, që besohet se janë në qendër të bandës së hajdutëve të dyshuar, sipas hetuesve. Të dy kishin qenë në konflikt me njëri-tjetrin për vite me radhë, por kohët e fundit vendosën t’i japin fund konfliktit mes tyre, dhe përkundrazi të bashkoheshin në aktivitetet e tyre të paligjshme.

Midis të arrestuarve në bastisjet nga 600 anëtarë të karabinierëve paraushtarak të Italisë dhe policë financiarë ishin kokat e dy klaneve, një numër i zyrtarëve publik që ndihmojnë fermerët të aplikojnë për ndihmë të BE-së, një kryetar lokal dhe një llogaritar. Si pjesë e hetimit u kapën edhe 150 biznese.

“Shefi duhej vetëm të telefononte një fermer për të vjedhur tokën e tij. Shpesh, i trembur nga emri i thjeshtë i mashtruesit, fermeri hiqte dorë nga toka e tij pa u përpjekur të rebelohej, nga frika e hakmarrjes.”– shkroi Sergio Mastroeni, magjistrat, në dosjen e hetimit.

Përfshirja e fondeve bujqësore të BE-së është bërë një biznes në rritje për mafian siçiliane vitet e fundit.

Burimi: Theguardian

A.C/Dosja.al 

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

bota bota 94 te arrestuar ne siçili itali mafia italiane mashtronin për përfitimet e fondeve e be 94 te arrestuar ne siçili itali mafia italiane mashtronin për përfitimet e fondeve e be

Sondazh

Poll