Politike

Çfarë humbasim nga mos anëtarësimi në BE? Rama: 1 miliard euro fonde në vit, një fatalitet i madh!

Ai edhe në daljet e tij të mëparshme ka theksuar shpesh përfitimet që marrin shtetet që anëtarësohen në BE.

8 Prill 2025, 08:43 Nga N.F
Çfarë humbasim nga mos anëtarësimi në BE? Rama: 1
Rama

TIRANË- Kryeministri Edi Rama teksa po zhvillon rubrikën e tij "Sy m'Sy" në rrjetet sociale u është përgjigjur pyetjeve të komentuesve. Rama iu përgjigj një pyetjeje se çfarë humbasin shqiptarët nga mos anëtarësimi në BE. Ai u shpreh se nga mos anëtarësimi në BE, Shqipëria humbet të paktën 1 miliard euro fonde në vit.

Rama më tej theksoi se kjo do të ishtë një fatalitet i madh. Ai edhe në daljet e tij të mëparshme ka theksuar shpesh përfitimet që marrin shtetet që anëtarësohen në BE. Sipas tij si një vend i vogël do të jemi pjesë e shteteve përfituese ku shtet e mëdha do të investojnë dhe ndihmojnë Shqipërinë për të përparuar në shumë sektorë.

“Ne humbasim 1 miliard euro në vit. Këto vite, nga BE kemi marrë diçka më shumë se 1 miliard. Që ne të humbasim më shumë se 1 miliard euro në vit nga anëtarësimi, ky do të ishte një fatalitet i madh. Nëse ne hyjmë në BE dhe marrim këtë përfitim, atëherë shumëçka këtu që ka nevojë të bëhet më shpejt, bëhet më shpejt. Fitojmë një buxhet ekstra," tha ai.

rama

Sondazh

Poll