Politike

Skandali me mishin e pulës me Salmonelë/ Deputetja Ekonomi: Nuk ndodh vetëm në Shqipëri, por në çdo vend!

 Deputetja Ekonomi e ftuar në A2 CNN, u shpreh se ngjarje të tilla ndodhin edhe në vende të tjera dhe jo vetëm në Shqipëri.

6 Prill 2025, 12:40 Nga E. D
Skandali me mishin e pulës me Salmonelë/ Deputetja Ekonomi: Nuk ndodh
Milva Ekonomi

TIRANË- Deputetja socialiste Milva Ekonomi duke folur për skandalin e mishit të pulës me salmonelë, e ardhur nga Brazili në Shqipëri u përpoq të justifikonte dështimin e institucioneve shqiptare që kanë detytrim mbrojtjen e konsumatorëve. Deputetja Ekonomi e ftuar në A2 CNN, u shpreh se ngjarje të tilla ndodhin edhe në vende të tjera dhe jo vetëm në Shqipëri.

Sipas deputetes socoialiste autoritetet vendase duhet të përforcojnë sistemin e mbikëqyrjes së ushqimeve dhe kjo procedurë do të lehtësohet më tepër me asistencën e Bashkimit Europian.

"Unë besoj që këto raste nuk janë raste që ti nuk i shikon edhe në vende të tjera. Janë raste që i shikon në Shqipëri edhe në vende të tjera", u përgjigj Ekonomi, duke theksuar se e rëndësishme është që si do të reagojë mbikëqyrja e tregut në të tilla raste.

milva ekonomi

Sondazh

Poll