Politike

Rama publikon videon e animuar duke ironizuar kundërshtarët, Basha: Adriatik bëhu euroatlantik! Lapaj: Do e bëj Shqipërinë lule! Berisha: Ti je një talent natyral djalosh

Rama ka inskenuar një dialog mes kreut të Partisë Demokratike Sali Berisha me kreun e koalicionit “Nisma Shqipëria bëhet” Adriatik Lapaj dhe drejtuesin politik të Koalicionit Euroatlantik Lulzim Basha.  

6 Prill 2025, 09:39 Nga M.B
Rama publikon videon e animuar duke ironizuar kundërshtarët, Basha:
Pjesë nga videoja

TIRANA- Kryeministri Edi Rama vijon të ironizojë kundërshtarët e tij dhe kësaj here ka zgjedhur ta bëjë nëpërmjet një videoje të animuar në rrjete sociale.

Rama ka inskenuar një dialog mes kreut të Partisë Demokratike Sali Berisha me kreun e koalicionit “Nisma Shqipëria bëhet” Adriatik Lapaj dhe drejtuesin politik të Koalicionit Euroatlantik Lulzim Basha.  

Rama e paraqet Lapajn si një politikan të ri, por të lidhur me të kaluarën dhe jo si përfaqësues i vërtetë e ndryshimit. Berisha shfaqet si figura që e udhëzon nga prapaskena. Ndërkohë Basha fton Lapaj që të bëhet Euroatlantik.

Pjesë nga dialogu:

Lapaj: O buf, ti thua të them Shqipëria bëhet po si bëhet?

Berisha: Me zhurmë dhe premtime Lapaj!

Basha: Revolucioni ka ardhur! 7x7=313

Lapaj: O Basha fli or burrë se s’ta kemi ngenë edhe ty!

Basha: Unë të fle? Tani që fitorja po më buzëqesh s’ka më gjumë!

Berisha: Kurrë s’do ketë fitore për ty tradhtar! Fitorja do t’i buzëqeshë vetëm Lapaj po më dëgjoi mua!

Basha: Lapaj e gënjen mendja bashkë me ty! Ti Adriatik bëhu euroatlantik!

Lapaj: Ik o Basha merru me Ramën që gënjen. Berisha është burrë që e mban llafin.

Berisha: Bravo Lapaj! Ti bëhesh! Tani rolin e ke ti!

Lapaj: Do rris pagat, do ul çmimet, do e bëj Shqipërinë lule o lule.

Berisha: Shkëlqyeshëm! Dhe kur të të pyesin si do t’i rrisësh pagat do thuash do ia marrim hajdutëve.

Lapaj: E di atë!

Berisha: Nëse dikush thotë që ti punon për mua, do thuash jam i ri. Jam i popullit, jo i politikës!

Lapaj: Ashtu jam!

Berisha: Ti je një talent natyral djalosh. Gënjen dhe i beson edhe vetë ato! Bravo!

Lapaj: Shqipëria bëhet atëherë!

Berisha: Atë e shohim më vonë, po tani përgatitu se po vjen ora e shfaqjes.

edi rama

Sondazh

Poll