Politike

KQZ pranon denoncimin e PD-së, Zhupa: PS shkeli ligjin, të heqë materialet nga zyra zgjedhore pranë KZAZ në Delvinë

Sipas vendimit të KQZ, Partia Socialiste duhet të largoje të gjitha materialet, pasi zyra elektorale e tyre ishte në një distancë më afër se 300 metër nga KZAZ.

6 Prill 2025, 10:28 Nga M.B
KQZ pranon denoncimin e PD-së, Zhupa: PS shkeli ligjin, të
Ina Zhupa

DELVINA- Deputetja e PD-së, Ina Zhupa bën me dije se KQZ ka pranuar një denoncim të Partisë Demokratike, për të hequr të gjitha materialet nga zyra elektorale pranë KZAZ 89 në Delvinë. Sipas vendimit të KQZ, Partia Socialiste duhet të largoje të gjitha materialet, pasi zyra elektorale e tyre ishte në një distancë më afër se 300 metër nga KZAZ.

Zhupa thotë se KQZ i dha të drejta, ndërsa shton se Partia Socialiste shkeli ligjin. Në përfundim të deklaratës ajo ftoi banorët e Delvinës që më 11 maj të votojnë Partinë Demokratike, Aleancën për Shqipërinë Madhështore.

DEKLARATA E DEPUTETES SË PD, INA ZHUPA:

Jam këtu bashkë me kryetarin e Partisë Demokratike Delvinë, Erigers Hamiti, për të treguar vendimin e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, teksa na jep të drejtë për denoncimin që bëmë. Zyra elektorale e Partisë Socialiste Delvinë duhet të heq të gjitha materialet zgjedhore, sepse shkel ligjin.

Kandidati i PS, me siguri nuk e dinte ligjin teksa na tha që do dalim bllof, nuk dolëm aspak bllof dhe si gjithmonë kemi të drejtë. Sa për selinë e Partisë Demokratike, meqë e paska merak, duhet ta dijë që, sipas ligjit nuk preken selitë dhe zyrat qendrore të partive nga ky vendim.

Kandidati na kujtoi që Delvina quhej Trojë, por harroi të thoshte që Delvina dikur ishte madhështore, kishte të gjithë institucionet, kishte rini, kishte biznese dhe lulëzonte jeta këtu.

Harroi të na thoshte si e shndërroi Partia Socialiste Delvinën në 12 vite. Falë një reforme të dështuar territoriale, ia hoqi të gjitha institucionet, bëri që bizneset në këtë vend të dështonin dhe rinia të iki nga sytë këmbët. Ndaj dhe delvinjotët, apo trojanët do të zgjedhin më 11 maj Partinë Demokratike, Aleancën për Shqipërinë Madhështore.

ina zhupa

Sondazh

Poll