Politike

"Do heqim taksën e ndërtimit të parkimeve", Rama: Çështja e parkimeve është problem! Do bëjmë një investim shumë të bukur bashkë me bashkinë dhe IAC

Sipas tij duhen ndërhyrje në infrastrukturën e brendshme publike. Ai tha se duhet të bëhet një sistem parkimesh publike nën dhe mbitokësor.

5 Prill 2025, 22:00 Nga N.F
"Do heqim taksën e ndërtimit të parkimeve", Rama:
Rama

TIRANË- Kryeministri Edi Rama mbrëmjen e sotem ka zhvilluar një takim me shtabin elektoral të njësisë nr.14. Rama u njoh me punën e deritanishme të strukturave në takimet në terren me qytetarët dhe mbështetësit. Ai theksoi se nata vazhdon celulë m’celulë dhe se armiku fle por PS-ja jo.

Gjatë fjalës së tij Rama ka ngritur shqetësimin e vendparkimeve, duke thënë se është një çështje problematike. Sipas tij duhen ndërhyrje në infrastrukturën e brendshme publike. Ai tha se duhet të bëhet një sistem parkimesh publike nën dhe mbitokësor. Rama shtoi se do të heqin taksën e ndërtimit të parkimit.

"Kjo zonë ka shumë nevojë për ndërhyrje, janë bërë shumë ndërtime. Duhen ndërhyrje në infrastrukturën e brendshme publike. Por edhe kjo çështja e parkimeve është problem. Po bëhet një program tani, i kombinuar, sepse ka copëza shtet tek-tuk. Mund të bëhet një sistem parkimesh publike nën dhe mbitokësor. Të jenë si simbole arkitektonike. Mund të lehtësohet kjo cështja e makionave. Edhe në pjesë të caktuara të Tiranë është problem ai parkimi dysh. Ngadalëson gjithë trafikun… ndërkohë që do bëjmë edhe diçka tjetër.

Do e heqim fare taksën e ndërtimit të parkimit. Sepse kalkulimi deri tani është bërë njësoj. Kjo edhe e tkurr ndërtuesin te llogaria. Nëse e heqim taksën e parkimit, do të ketë koston e vetë, por jo ekstra nga taksa dhe do jenë të nxitur të bëjnë më shumë parkime. Besoj do ta zgjidhim bukur këtë punë. Parkimet do jenë gjithmonë e më shumë fitimprurëse. Do bëjmë një investim shumë të bukur bashkë me bashkinë dhe IAC, do ta shtyjmë në këtë drejtim," tha ai.

edi rama

Sondazh

Poll