Politike

"Agjencitë kanë si qëllim të fitojnë, JO të të japin këshilla të mira!" Ambasada e SHBA-ve në Tiranë drejtuar qytetarëve: Mos i besoni askujt që të premton vizë me lekë

Ambasada shton se agjencitë e vizave kanë si qëllim kryesor të fitojnë para, dhe jo të japin këshilla të mira. 

6 Prill 2025, 10:41 Nga M.B
"Agjencitë kanë si qëllim të fitojnë, JO të
Marrë nga videoja

TIRANA- Ambasada Amerikane në Tiranë lajmëron sërish, përmes postimeve në rrjetet sociale, shtetasit shqiptarë që të bëjnë kujdes me marrjen e vizave për në SHBA, duke mos rënë pre e mashtrimeve. Në njoftimin e fundit të shpërndarë nga ambasada bëhet thirrje që qytetarët të mos i besojnë askujt që premton të të ndihmojë të marrësh një vizë amerikane në këmbim të parave. Ambasada shton se agjencitë e vizave kanë si qëllim kryesor të fitojnë para, dhe jo të japin këshilla të mira. 

“Mos i beso askujt që premton të të ndihmojë të marrësh një vizë amerikane në këmbim të parave. Agjencitë e vizave kanë si qëllim kryesor të fitojnë para, JO të të japin këshilla të mira. Nëse ata e plotësojnë aplikimin tënd gabim ose me informacion të rremë, TI je përgjegjës. Aplikimi yt do të refuzohet dhe çdo vizë e vlefshme mund të anulohet.

Kurse paratë dhe shmang mashtrimet – ne ofrojmë informacion falas se si ta plotësosh vetë aplikimin tënd këtu: https://bit.ly/4lfcAJL”, shkruan Ambasada në njoftim.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by U.S. Embassy Tirana (@usembassytirana)

ambasada amerikane

Sondazh

Poll