Aktualitet

Bashkia Dimal dëmton 200 varre për ndërtimin e një ure në fshatin Banaj, banorët në protestë: Jemi ankuar në bashki, kemi gjetur derën mbyllur

Protestën e mbështeti dhe drejtuesi politik i PD-së në qarkun e Beratit, Eno Bozdo. Ai theksoi se do të padisë në SPAK kryebashkiaken Juliana Mema.

5 Prill 2025, 20:13 Nga N.F
Bashkia Dimal dëmton  200 varre për ndërtimin e një ure
Protesta

DIMAL- Banorët e Dimalit para mediave kanë denoncuar rastet e dëmtimit të 200 varreve të vjetra të fshatit Banaj. Banorët pretendojnë se shkaktar i dëmtimit të këtyre varreve është Bashkia e Dimalit.

Banorët kanë dalë ditën e sotme në protestë ndërsa shprehen se bashkia po ndërton një urë mbi një kanal vaditës dhe kanë shkatërruar varret. Protestën e mbështeti dhe drejtuesi politik i PD-së në qarkun e Beratit, Eno Bozdo. Ai theksoi se do të padisë në SPAK kryebashkiaken Juliana Mema.

Disa ditë më parë, në këtë zonë kanë mbërritur makineri të rënda të bashkisë Dimal, duke punuar në një sipërfaqe prej 3 hektarësh. Banorët thonë se punimet janë kryer pa u konsultuar me ta, ndërsa makineritë kanë dëmtuar varret e vjetra të fshatit. Pas ngjarjes, banorët janë ankuar në bashki, por atje kanë gjetur derën mbyllur nga kryebashkiakja.

dimal varreza

Sondazh

Poll