Aktualitet

Aksident i rëndë në Korçë/ Makina përplas këmbësoren, autori largohet nga vendi i ngjarjes, humb jetën në spital 65-vjeçarja

Pas aksidentit, drejtuesi i automjetit është larguar nga vendi i ngjarjes. Policia bën me dije se ka identifikuar autorin dhe e ka shpallur në kërkim.

5 Prill 2025, 19:42 Nga N.F
Aksident i rëndë në Korçë/ Makina përplas
Foto ilustruese

KORÇË- Një aksident i rëndë është regjistruar pasditen e sotme në Korçë. Nga aksidenti ka humbur jetën një 65-vjeçare. Ngjarja ka ndodhur në fshatin Bulgarec ku një mjet i drejtuar nga një 27-vjeçar ka përplasur këmbësoren e cila ka ndërruar jetë në spital.

Pas aksidentit, drejtuesi i automjetit është larguar nga vendi i ngjarjes. Policia bën me dije se ka identifikuar autorin dhe e ka shpallur në kërkim. Policia vazhdon punën për kapjen e tij. Materialet procedurale do t’i kalojnë Prokurorisë për veprime të mëtejshme.

Njoftimi i policisë:

Korçë/ Përplasi me automjet një 65-vjeçare dhe u largua nga vendi i aksidentit, pas ndjekjes intensive dhe kontrolleve nga Policia, indetifikohet dhe shpallet në kërkim drejtuesi i automjetit, shtetasi G. M., 27 vjeç, banues në Dërsnik.

Specialistët e Sektorit të Qarkullimit Rrugor pas kontrolleve intensive të bëra dhe vëzhgimit të kamerave në zonën ku ndodhi aksidenti kanë bërë të mundur indetifikimin e automjetit dhe drejtuesit të tij, i cili  u largua nga vendi i aksidentit. Rreth orës 17:40, në fshatin Bulgarec, ky shtetas, me automjetin që drejtonte, përplasi shtetasen S. Q., 65 vjeçe, këmbësore, e cila si pasojë e plagëve të marra ka ndërruar jetë në spital. Vijon puna për kapjen e 27 vjeçarit. Materialet procedurale do t’i kalojnë Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

aksident ne korce humb jeten kembesorja

Sondazh

Poll