5 Prill 2025, 15:42
Nga M.L
Foto ilustruese
TIRANA- Telefonat dhe kompjuterat e shqiptarëve nuk po përgjohen nga instalimi i pajisjeve DPI, që bëjnë të pamundur aksesin në TikTok dhe të dhënat e tyre janë të sigurta, sipas drejtorit të përgjithshëm të Autoritetit Kombëtarë të Sigurisë Kibernetike, Igli Tafa. Në fakt po ndodh e kundërta, sipas tij DPI, luajnë një një tjetër funksion atë të mbrojtjes.
Igli Tafa
“Këtu më lejoni te sqaroj dhe të qetësoj të gjithë qytetarët se në radhë të parë 100% e trafikut të internetit është i inkreptuar. Kështu që protokollet e inkreptuara e bëjnë të pamundur shikimin e informacionit sensitiv që është kush komunikon me kë dhe çfarë kanë mesazhet e me radhë”, tha ai.
Adriano Lleshi, drejtor i Analizës së Sigurisë Kibernetike (ASKS) tha gjithashtu se në vendin tonë janë instaluar 7 pajisje DPI në kompanitë celulare dhe ato që ofrojnë shërbimin e internetit, për të bërë të mundur bllokimin e platformës TikTok. Lleshi shtoi më tej se përveç kësaj, DPI është një pajisje që gjithashtu rrit sigurinë kibernetike të vend, pasi funksioni tjetër i saj është për të mbrojtur nga sulmet masive të hakerave.
Adriano Lleshi
“Teknologjia e DPI është teknologji shumë e avancuar që bën të mundur identifikimin dhe bllokimin e signature ku ne aktualisht po bëjmë bllokimin e Tiktok. Kjo i përket fazës së dytë të bllokimit për shkak se faza e parë ishte në nivel domeinash, IP, SLI të gjitha që janë kontent të proviber që i përkasin bllokimit të TikTok. Aktualisht shikohet identifikimi i paketave që aksesojnë TikTok dhe bëjnë më pas bllokimin”, tha ai.
Lleshi tha se këto pajisje nuk do të qëndrojnë përgjithmonë në gjendje pune.
“Bllokimi në nivel DPI do të bëhet maksimumi në një një vit derisa sa të arrijmë në një marrëveshje me TikTok që të vendosë filtrat e duhura që ndalojnë bullizmin kibernetik”, tha Lleshi.
Vjedhja e të dhënave nga telefonat dhe kompjuterat është bërë një problem gjithnjë e më i madh në botën digjitale. Pasi hakerat posedojnë informacionet personale duke shfrytëzuar dobësitë e sigurisë dixhitale.
igli tafa
1715410747 franczylyftari
foto 1024x685
Aktualitet
5 Prill 2025, 15:27
M.L
Foto ilustruese
ANGLI- Daily Mail i ka kushtuar një artikull mënyrës se si shqiptarët arrijnë të dërgojnë parat&eum...
Aktualitet
5 Prill 2025, 15:17
N.F
Droga
TIRANË- Një 26-vjeçar është vënë në pranga pas një kontrolli të zhvilluar pas mesnate në&nbs...
Aktualitet
5 Prill 2025, 14:32
M.L
Foto ilustruese
ITALI-Gjyqtari i hetimeve paraprake për vrasësin e studentes 22-vjeçare shqiptare në Itali nga i dashuri i saj, Mark ...
Aktualitet
5 Prill 2025, 14:10
M.L
TIRANË- Nëna e palestinezes, Rayyan Alwan e cila u vra në Tiranë nga babai i saj, Fadi Alwan i cili më pas u arratis në drejtim ...
Aktualitet
5 Prill 2025, 13:45
r.ll
pamje nga videoja
TIRANË- Një ngjarje e pazakontë është filmuar nga një qytetar ditën e sotme në kryeqytet, ku nj&e...
Aktualitet
5 Prill 2025, 13:44
M.L
Foto ilustruese
SARANDË- Një 54-vejçar, punonjës i ujësjellësit ka ndërruar jetë ditën e sotme n&e...
Aktualitet
5 Prill 2025, 13:13
M.L
Policia
DIBËR- Një 57-vjeçar është vënë në prangat e policisë për prodhim dhe shitje të narkotik&e...
Aktualitet
5 Prill 2025, 13:09
r.ll
altin morina
TIRANË- Gjykata e Posaçme ka lënë në burg ish-efektivin e RENEA-s, Altin Morinën. Ky i fundit u arrestua ...
Aktualitet
5 Prill 2025, 12:20
M.L
Foto nga vendngjarja
KARDHIQ-DELVINË- Një autobus ka shpërthyer në flakë sapo del nga tuneli Kardhiqit. Dosja.al sjell pamjet ku d...
Aktualitet
5 Prill 2025, 12:14
M.L
Foto ilustruese
FIER- Rastet e infektimit të fëmijëve me virusin e fruthit muajt e fundit kanë pësuar rritje të ndjeshme n&eu...