5 Prill 2025, 14:32
Nga M.L
Foto ilustruese
ITALI-Gjyqtari i hetimeve paraprake për vrasësin e studentes 22-vjeçare shqiptare në Itali nga i dashuri i saj, Mark Samson, në vendimin e tij, identifikon të gjitha kushtet për të cilat bëhet e nevojshme masa e paraburgimit. Ai tha se vrasësi mund të arratiset, të prishë provat dhe të kryejë krime të tjera. Studenti i Arkitekturës 23-vjeçar, me origjinë filipinase, është nën hetim për vrasjen dhe fshehjen e trupit të Ilaria Sulës.
Ceremonia mortore për Ilarian do të zhvillohet të hënën, më 7 prill, në orën 14:00 në Terni. Trupi i vajzës, studente e Statistikës në universitetin “La Sapienza”, u gjet në një humnerë në zonën e Capranica Prenestina, rreth 50 kilometra nga Roma. Të premten, në përfundim të një marrjeje të gjatë në pyetje në burgun Regina Coeli, arrestimi i Markut u konfirmua.
Prokurorët, të koordinuar nga zëvendësprokurori Giuseppe Cascini, e akuzojnë atë për vrasje me dashje të rënduar nga marrëdhënia afektive dhe fshehje të trupit. Mark ka treguar se e ka vrarë ish-të dashurën e tij në mëngjesin e datës 26 mars, pasi i kishte çuar mëngjesin në shtrat.
“Kam qenë vetëm në shtëpi, babai dhe mamaja ishin jashtë”, përsërit i riu. Por versioni i tij nuk bind. Duhet verifikuar nëse mamaja ishte vërtet në punë. Nëse dikush e ndihmoi për të fshehur trupin, apo nëse familja Samson mund të kishte shpëtuar Ilarian. Mark nuk flet. Nuk përgjigjet për pyetjet që kanë të bëjnë me prindërit.
Nëna e Mark Samson nuk e donte Ilaria Sulën në shtëpi: “Ai duhej të studionte, ajo e shpërqendronte”.
Tani hetuesit e skuadrës mobile, të koordinuar nga Roberto Giuseppe Pititto, do të duhet të kryqëzojnë tabulatet dhe qelizat telefonike për të rindërtuar pozicionet e të pranishmëve, të analizojnë mesazhet për të kuptuar nëse vrasja ishte e planifikuar. Dhe mbi të gjitha, të përcaktojnë nëse Ilaria vdiq menjëherë. Ato plagë mund ta kenë vrarë në vend, por me një armë kaq të vogël nuk është e sigurt. Sipas rrëfimit të të dyshuarit, Ilaria, pasi kishte dalë nga shtëpia në San Lorenzo, kishte mbërritur në apartamentin e Markut në rrugën Homs, në zemër të lagjes Afrikane, me autobus.
Pse kishte shkuar?
“Duhej të më kthente disa rroba”, shpjegon ai.
Marrëdhënia e tyre kishte marrë fund. Në dhomën e gjumit të Markut diskutimi bëhet i tensionuar. Ajo donte ta përfundonte lidhjen, ai jo. Ora kalon mesnatën dhe autobusët ndalojnë së funksionuari: Për këtë arsye ajo qëndroi për të fjetur tek unë. Të nesërmen i çova mëngjesin në shtrat, në një tabaka. Kur u ktheva, pashë telefonin e saj, po fliste me një tjetër.
Më pas plagët, të shkaktuara me thikën që ai kishte sjellë në dhomë për mëngjesin. Tre plagë në qafë, vdekjeprurëse. Ilaria është përpjekur të mbrohet. Nuk ia doli. Pastaj ai mbështolli trupin pa jetë të viktimës me disa thasë të zinj, e futi në një valixhe udhëtimi dhe u nis me makinë drejt greminës në Capranica Prenestina. Një vend që e njihte sepse shkonte për shëtitje me biçikletë. Të paktën tre kamera në sheshin kryesor të Capranicës kanë filmuar targën e makinës së Markut kur ai ishte tashmë në rrugën e kthimit. Arma nuk është gjetur, ashtu si edhe celulari i viktimës që djali thotë se e ka hedhur në një tombino.
ilaria sula
Aktualitet
5 Prill 2025, 14:10
M.L
TIRANË- Nëna e palestinezes, Rayyan Alwan e cila u vra në Tiranë nga babai i saj, Fadi Alwan i cili më pas u arratis në drejtim ...
Aktualitet
5 Prill 2025, 13:45
r.ll
pamje nga videoja
TIRANË- Një ngjarje e pazakontë është filmuar nga një qytetar ditën e sotme në kryeqytet, ku nj&e...
Aktualitet
5 Prill 2025, 13:44
M.L
Foto ilustruese
SARANDË- Një 54-vejçar, punonjës i ujësjellësit ka ndërruar jetë ditën e sotme n&e...
Aktualitet
5 Prill 2025, 13:13
M.L
Policia
DIBËR- Një 57-vjeçar është vënë në prangat e policisë për prodhim dhe shitje të narkotik&e...
Aktualitet
5 Prill 2025, 13:09
r.ll
altin morina
TIRANË- Gjykata e Posaçme ka lënë në burg ish-efektivin e RENEA-s, Altin Morinën. Ky i fundit u arrestua ...
Aktualitet
5 Prill 2025, 12:20
M.L
Foto nga vendngjarja
KARDHIQ-DELVINË- Një autobus ka shpërthyer në flakë sapo del nga tuneli Kardhiqit. Dosja.al sjell pamjet ku d...
Aktualitet
5 Prill 2025, 12:14
M.L
Foto ilustruese
FIER- Rastet e infektimit të fëmijëve me virusin e fruthit muajt e fundit kanë pësuar rritje të ndjeshme n&eu...
Aktualitet
5 Prill 2025, 11:42
M.L
Policia
FUSHË-KRUJË - Një 33-vjeçar është arrestuar ditën e sotme në Fushë-Krujë si rezultat i operacio...
Aktualitet
5 Prill 2025, 11:36
r.ll
isak buna
BRITANI- Një 29-vjeçar shqiptar që u arratis në Britaninë e Madhe pasi plagosi një person me kallashnikov, ka arr...
Aktualitet
5 Prill 2025, 11:18
M.L
Foto ilustruese
KOSOVË- Zëdhënësi i Agjencisë së Ushqimit dhe Veterinarisë në Kosovë, Lamir Thaçi, ka d...