Aktualitet

U ndalua nga policia për kontroll, 26-vjeçarit i gjenden doza me kokainë, vihet në pranga

Policia bën me dije se pas ndalimit zhvilloi kontrolle fizike të të riut dhe në mjetin e tij ku u gjetën sasi lënde e dyshuar narkotike kokainë një pjesë e ndarë në doza gati për shitje. Më tej policia bën me dije se gjithashtu u gjetën 3180 euro dhe 48 000 lekë.

5 Prill 2025, 15:17 Nga N.F
U ndalua nga policia për kontroll, 26-vjeçarit i gjenden doza me
Droga

TIRANË- Një 26-vjeçar është vënë në pranga pas një kontrolli të zhvilluar pas mesnate në rrethrrotullimin e Rinasit. Policia bën me dije se pas ndalimit zhvilloi kontrolle fizike të të riut dhe në mjetin e tij ku u gjetën sasi lënde e dyshuar narkotike kokainë një pjesë e ndarë në doza gati për shitje.

Më tej policia bën me dije se gjithashtu u gjetën 3180 euro dhe 48 000 lekë. Nga hetimet ka rezultuar se i riu pasi siguronte lëndë narkotike, e shpërndante atë në doza, në zona të ndryshme të Tiranës. Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.

Njoftimi i plotë:

DVP Tiranë/ Finalizohet operacioni policor i koduar “Mesnata”, për goditjen e aktivitetit kriminal të shpërndarjes së drogave të forta. Vihet në pranga 1 shtetas që shpërndante doza kokaine, në Tiranë.

Sekuestrohen rreth 107 gram sasi lënde e dyshuar narkotike kokainë në proces për tu ndarë në doza dhe shuma parash(euro dhe lekë). Shërbimet e Komisariatit të Policisë Krujë në bashkëpunim me Seksionin për Hetimin e Narkotikëve në DVP Tiranë, në vijim të punës për goditjen e aktivitetit kriminal të shitjes së lëndëve narkotike, ka organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar “Mesnata”.

Si rezultat i këtij operacioni u arrestua në flagrancë shtetasi I. Rr., 26 vjeç, banues në Tiranë. Në rrethrrotullimin e Rinasit, pas mesnate, shërbimet e Policisë kanë lokalizuar dhe ndaluar automjetin me drejtues shtetasin I. Rr. Gjatë kontrollit fizik dhe në automjet, u gjetën sasi lënde e dyshuar narkotike kokainë, një pjesë e ndarë në doza, gati për shitje, dhe 3180 euro dhe 48 000 lekë.

Nga hetimet ka rezultuar se ky shtetas, pasi siguronte lëndë narkotike, e shpërndante atë në doza, në zona të ndryshme të Tiranës. Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.

droge ne tirane

Sondazh

Poll