Aktualitet

Aksidentoi për vdekje këmbësorin në Durrës, 16-vjeçari e kishte marrë makinën me qera nga kushëriri i tij, e drejtonte mjetin pa patentë

Duke qenë i mitur, adoleshenti e drejtonte mjetin pa patentë.

5 Prill 2025, 17:46 Nga N.F
Aksidentoi për vdekje këmbësorin në Durrës,
Foto

DURRËS- Detaje të reja janë zbardhur nga aksidenti i rëndë i regjistruar në Durrës ku një 16-vjeçar përplasi për vdekje një 55-vjeçar. Mësohet se adoleshenti e ka marrë makinën me qera nga një kushëri i tij. Duke qenë i mitur, adoleshenti e drejtonte mjetin pa patentë.

Bëhet me dije se 16-vjeçari teksa drejtonte një automjet tip Volkswagen në aksin rrugor Fllakë-Bisht Kamëz, ka përplasur një peshkatar që ndodhej buzë një kanali, për të cilin raportohet se ka humbur jetën në vendin e aksidentit. Ndërkohë drejtuesi 16-vjeçar i mjetit nuk ka dëmtime shëndetësore. 

aksident me vdekje ne durres

Sondazh

Poll