5 Prill 2025, 18:30
Nga N.F
Tabaku
TIRANË- Deputetja e PD-së, Jorida Tabaku është shprehur e bindur se betejën më 11 maj do ta fitojë, edhe pse tashmë është në një situatë ndryshe pasi edhe pse sipas saj punon gjithmonë për PD, sot kërkon votë personale pasi është në listat e hapura të demokratëve. Tabaku në emisionin “Kjo Javë” në News24, u shpreh se do të jetë pjesë e deputetëve të PD në legjislaturën e ardhshme, kjo sepse këtë punë e sheh si misionin jo si punë.
Ajo zbuloi edhe detaje nga fushata e saj, ku tha se po përpiqet që të përcjellë një mesazh që ka të njëjtat shqetësime si qytetarët dhe se bën gabime në rrugëtimin e saj, por që gjithmonë përpiqet të bëjë maksimumin. Tabaku theksoi se është natyrë që nuk dorëzohet dhe u shkon gjërave deri në fund. Ajo shtoi se është e bindur se ka mbështetjen e qytetarëve.
“Kam dashur të jem një zë ndryshe dhe të krijoja rrugën time. Mendoj që politika është kthyer sot në një punë burrash dhe përfaqësi burrash sepse duket sikur është punë të fortësh por nuk duhet të jetë kështu. Gratë duhet të japin një model, për shembull këto kohë në fushatë nuk e kam treguar pjesën e familjes sepse im shoq është pak skeptik dhe nuk dëshiron që të dalin, por dua të tregoj që në fund të ditës jam nënë e 3 fëmijëve për të cilat kamë të njëjtat shqetësime si qytetarët, që e bëj pazarin vetë.
Po tregon një model që nuk i bëj të gjitha mirë por që përpiqem të bëj maksimumin.
Kam punuar dhe do të vijoj të punoj gjithmonë për PD por sot jam në një pozitë ndryshe, kërkoj votë personale, jam në një sfidë që do ta fitoj, jam e bindur për këtë nuk kam asnjë dyshim. Unë do të jem sërish në Parlament sepse e shoh mbështetjen që kanë njerëzit por nga ana tjetër është diçka që nuk e konsideroj pune, por mision që e bëj me shumë pasion. Kjo nuk është punë me 8 orë që t’i shkon në shtëpi dhe e mbyll, ti e jeton gjithë ditën. Jam natyrë që nuk dorëzohem dhe u shkoj gjërave deri në fund dhe jam e bindur se do ta kem mbështetjen e qytetarëve”, ka përfunduar ajo.
jorida tabaku
Politike
5 Prill 2025, 18:21
N.F
Tabaku
TIRANË- Deputetja e PD Jorida Tabaku ka zbuluar për herë të parë detaje nga marrja në pyetje e kryeministrit Edi Rama ...
Politike
5 Prill 2025, 18:16
N.F
Berisha
MALËSI E MADHE- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha pasditen e sotme ka prezantuar kandidatët e Aleancës për Shq...
Politike
5 Prill 2025, 18:09
N.F
Tabaku
TIRANË- Deputetja e PD dhe kandidate në listat e hapura në qarkun e Tiranës për 11 majin, Jorida Tabaku së fundmi ...
Politike
5 Prill 2025, 17:57
N.F
Berisha
MALËSI E MADHE- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha pasditen e sotme ka prezantuar kandidatët e Aleancës për Shqip&eu...
Politike
5 Prill 2025, 17:23
N.F
Rama
TIRANË- Kryeministri Edi Rama i është përgjigjur një komenti të një qytetari në rrjetet e tij soicale. Rama n&...
Politike
5 Prill 2025, 17:00
N.F
Berat
BERAT- Pas Durrësit një tjetër rast i asfaltit elektoral është pikasur por kësaj radhe në Berat. PD denoncoi ...
Politike
5 Prill 2025, 16:46
N.F
Pamje nga vendi i ngjarjes
DURRËS- Partia Demokratike përmes një video ka denoncuar shtrimin e rrugëve në qytetin e Durrësit ...
Politike
5 Prill 2025, 16:44
M.L
Sali Berihsa
TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike, Sali berisha zhvilloi një takim me qytetarët në zonën e tregut të i...
Politike
5 Prill 2025, 16:38
M.L
Sali Berisha
TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, gjatë takimeve në zonën e tregut të ish-uzinës &...
Politike
5 Prill 2025, 16:31
N.F
Berisha
TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike ka zhvilluar ditën e sotme takime me banorë dhe tregtarë të degës 8 n&eu...