Aktualitet

Ishte dënuar nga GJKKO për prodhim e shitje narkotikësh/ Arrestohet 57-vjeçari i shpallur në kërkim

Policia bën me dije se personi me inicialet V.T ishte shapllur në kërkim pasi Gjykata e Posaçme për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar e kishte dënuar me 2 vite e 4 muaj burgim.

5 Prill 2025, 13:13 Nga M.L
Ishte dënuar nga GJKKO për prodhim e shitje narkotikësh/
Policia

DIBËR- Një 57-vjeçar është vënë në prangat e policisë për prodhim dhe shitje të narkotikëve si rezultat i finalizimit të operacionit policor 'End'. Policia bën me dije se personi me inicialet V.T ishte shapllur në kërkim pasi Gjykata e Posaçme për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar e kishte dënuar me 2 vite e 4 muaj burgim.

NJOFTIMI I POLICISË:

Mat/Finalizohet operacioni policor i koduar “End” Kapet dhe ndalohet 57-vjeçari, i dënuar nga GJKKO me 2 vjet e 4 muaj burgim për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”. Shërbimet e Komisariatit të Policisë Mat në bashkëpunim me specialistët e Sektorit për Hetimin e Krimeve të DVP Dibër, në vijim të punës për kapjen e personave të shpallur në kërkim dhe vënien e tyre para përgjegjësisë ligjore, bazuar dhe në informacionet e marra në rrugë operative, për vendndodhjen e një shtetasi në kërkim, organizuan dhe finalizuan operacionin policor të koduar “End”.

Si rezultat i këtij operacioni, në Klos, u bë kapja dhe arrestimi i shtetasit V.T., 57 vjeç, banues në fshatin Gurrë, Klos. Ky shtetas ishte shpallur në kërkim, pasi Gjykata e Posaçme për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, e ka dënuar me 2 vjet e 4 muaj burgim për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”. Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, për veprime të mëtejshme.

 

policia e dibres

Sondazh

Poll