Aktualitet

VIDEO/ Punonjësja e "Eco Tirana" merr mbeturinat nga koshat dhe i hedh në rrugë, shkakton probleme në qarkullimin e automjeteve

Ndërkohë nuk dihen arsyet që mund ta kenë shtyrë punonjësen të kryejë këtë akt të ndotjes së ambientit.

5 Prill 2025, 13:45 Nga r.ll
VIDEO/ Punonjësja e "Eco Tirana" merr mbeturinat nga koshat dhe i
pamje nga videoja

TIRANË- Një ngjarje e pazakontë është filmuar nga një qytetar ditën e sotme në kryeqytet, ku një punonjëse e "Eco Tirana" shihet duke hedhur mbeturina nga koshat e mbeturinave në rrugë.

Në videon e publikuar nga JOQ, vihet re se ky veprim i saj jo vetëm që ka ndotur ambientin, por edhe ka shkaktuar probleme në qarkullimin e lirë të automjeteve, duke krijuar kaos në trafik.

Ndërkohë nuk dihen arsyet që mund ta kenë shtyrë punonjësen të kryejë këtë akt të ndotjes së ambientit. Nuk përjashtohet mundësia që veprimi i saj të jetë edhe një simbol i hakmarrjes ndaj eprorëve për ndonjë padrejtësi. 

eco tirana

Sondazh

Poll