5 Prill 2025, 14:01
Nga r.ll
belind kellici
TIRANË- Lidhur me reagimin e policisë mbi ngjarjen, demokrati thotë se varianti policor ishte i vonuar dhe i manipuluar. Ai shprehet se në emër të Partisë Demokratike dënon me forcë këtë akt të paligjshëm. Këlliçi shprehet se më 11 maj qytetarët kanë dy zgjedhje: "Narko-shtetin e Ramës që godet djathtas e majtas, për ujin, dritat, tokat e bregdetit, deri edhe bastet sportive, ose shtetin serioz që e mbron qytetarin dhe zhvillon ekonominë."
"Policia e narko-shtetit ka hyrë dje me forcë, pa mandat, dhe në shkelje të ligjit në një mjedis privat, duke dhunuar kreun e një prej partive opozitare, z. Adriatik Alimadhi. Pamjet janë të qarta. Policë civilë dhe me uniformë tërheqin dhe godasin një zotëri në moshë, në punën dhe pronën e vet.
Policisë iu deshën shumë orë për të dalë me variantin e vonuar dhe si zakonisht të manipuluar. Thonë se kishin shkuar për të kontrolluar lokalin e të vëllait të Alimadhit si pikë bastesh sportive. Edhe nëse kjo është e vërtetë, ata ishin aty që kompanitë e Olsit të Edit, të mos kishin konkurrencë! Sepse askush tjetër në qytet nuk mund të vërë baste pa marrë Olsi dhe Edi përqindjen.
Alimadhi është i gjashti në radhën e krerëve të partive opozitare që goditen, merren peng, arrestohen, persekutohen. Në emër të Partisë Demokratike e dënoj me forcë këtë akt të paligjshëm, burracak, këtë dorë të zezë të pushtetit mbi çdo qytetar të lirë. Policëve, që tregohen të fortë me qytetarët, dhe të zgërlaqur me të fortët e dosjeve të krimit, nuk janë burra por burracakë që marrin urdhëra nga nipi i Enverit dhe djali i Kristaqit.
Goditja e nacionalistit Adriatik Alimadhi dje, ishte dora e Bllokut të vjetër të gjakut dhe hakmarrjes kundër shqiptarëve të lirë. Më 11 maj, kemi në dorë 2 zgjedhje. Narko-shtetin e Ramës që godet djathtas e majtas, për ujin, dritat, tokat e bregdetit, deri edhe bastet sportive, ose shtetin serioz që e mbron qytetarin dhe zhvillon ekonominë. Shqipëria madhështore nuk është slogan, është polici në krah të qytetarit dhe kundër krimit, me krimineli pas hekurave, dhe jo duke u kapardisur në Bllok!", u shpreh Këlliçi.
belind kellici adriatik alimadhi
Politike
5 Prill 2025, 13:28
r.ll
osmani, kurti
KOSOVË- Përplasjet përmes rrjeteve sociale ndërmjet përfaqësuesve të Presidencës dhe Qeverisë s...
Politike
5 Prill 2025, 12:17
r.ll
tedi blushi
TIRANË- Sekretari i Përgjithshëm i Partisë së Lirisë ka mbajtur fjalën e tij në prezantimin e kandidat&...
Politike
5 Prill 2025, 11:46
r.ll
ilir meta
TIRANË- Partia e Lirisë, pjesë e koalicionit "PD-Aleanca për Shqipërinë Madhështore" prezanton sot kandidat&eu...
Politike
5 Prill 2025, 10:59
M.L
Sali Berisha
TIRANË- Kryedemokrati Sali Berisha gjatë fjalimit të tij në Konferencën e Sindikatave të Bashkuara, deklaro...
Politike
5 Prill 2025, 11:00
r.ll
sali berisha
TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha deklaroi sot se me ardhjen e tyre në qeveri do ulin taksat për bizne...
Politike
5 Prill 2025, 10:48
r.ll
sali berisha
TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha tha gjatë fjalës së tij në konferencën e Sindikatave t...
Politike
5 Prill 2025, 10:36
r.ll
edi rama
TIRANË- Kryeministri Edi Rama në podkastin e tij "Flasim" ku i ftuar ishte Kryepeshkopi i Shqipërisë, Joan Pelushi ka treguar&...
Politike
5 Prill 2025, 10:31
r.ll
sali berisha
TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ishte sot i pranishë në konferencën e Sindikatave të Bashk...
Politike
5 Prill 2025, 10:16
r.ll
pamje nga shoqerimi
TIRANË- Policia e Tiranës ka reaguar disa orë pas arrestimit me forcë të kryetarit të Ballit Kombët...
Politike
5 Prill 2025, 08:14
r.ll
TIRANË- Anëtari i Lëvizjes "Bashkë", Kristjan Zoto, shprehet se prej rreth një jave, që nga momenti kur banorët e Rjolli...