Bota

Sanksionet ndaj Iranit/ Presidenti Rouhani: Ushtarët europianë në Lindjen e Mesme nuk do të jenë të sigurt

16 Janar 2020, 09:57 Nga DOSJA
Sanksionet ndaj Iranit/ Presidenti Rouhani: Ushtarët europianë në

IRAN– Me sanksione e reja të mundshme, ushtarët europianë në rajonin e Lindjes së Mesme do të jenë në rrezik. Me këto fjalë Presidenti iranian Hassan Rouhani po përpiqet të çlirohet nga shtrëngimi i Uashingtonit dhe mbyllja e Europës të shkaktuara nga shkëputja e Teheranit nga marrëveshja bërthamore e vitit 2015, duke vënë në dyshim sigurinë e kontigjentëve ushtarakë të BE në rajon.

Rouhani u shpreh se: ‘Sot ushtarët amerikanë janë në rrezik, nesër ushtarët europianë mund të jenë në rrezik’ – dhe shtoi: Ne nuk duam paqëndrueshmëri në botë. Ne duam që ju europianët ta lini këtë rajon me mençuri, jo me luftë.

Mbretëria e Bashkuar, Gjermania dhe Franca, të cilat kanë nënshkruar marrëveshjen bërthamore, akuzojnë Iranin për shkelje të paktit ndërsa procesi mund të çojë në sanksione të reja të OKB gjë e cila me shumë gjasa do ta dobësonte Teheranin në ndeshje kundër Shteteve të Bashkuara.Nga Rouhani u përmend dhe lista e gjatë e shkeljeve amerikane kundrejt të cilave, sipas tij Europa nuk ka reaguar.

“Kur Trump shpërtheu kundër NATO-s çfarë bëtë? Po kur u largua nga UNESCO? Kur u largua nga Këshilli i të Drejtave të Njeriut në OKB, çfarë keni bërë? ” – pyeti në mënyrë retorike Presidenti iranian.

Irani ka vendosur të hakmerret ndaj SHBA-së, duke sulmuar me 22 raketa dy bazat ushtarke të SHBA-së në Irak, pas vrasjes së gjeneralit Kasem Sulejmani. Raportohet se deri më tani 80 persona kanë humbur jetën, por ende shifrat nuk janë të sakta. Sùlmin e kanë marrë përsipër Gárda Revolùcionare Islamike e Iranit, e cila përmes një mesazhi në agjensinë shtetërore të lajmeve, IRNA, paralajmëron të tjera sùlme. Ministri i Jashtëm iranian Javad Zarif deklaroi se sulmi ishte vetëmbrojtje. Ndërsa Trump u shpreh se SHBA-ja ka ushtrinë më të fuqishme në botë.

Perplasja mes SHBA dhe Iranit ka disa vite që ka dalë në sipërfaqe pas prishjes së marrëveshjes nga Trump dhe vendosjes së sanksioneve, por në fund të dhjetorit tensionet u shtuan kur u vrá një punonjës amerikan. Vrasësi nuk u gjet dhe u vra një civil. Në Irak është një lëvizje iraniane që drejtohej nga gjenerali i vrarë sot pas sulmit me dron. Pas vrásjes së civilëve, lëvizja iraniane shkoi dhe sulmoi Ambasadën amerikane. Tre ditë pas paralajmërimit të Trump, vritet kreu i lëvizjes, Kasem Sulejmani.

(a.m./dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

bota bota hassan rouhani sanksionet ndaj iranit hassan rouhani sanksionet ndaj iranit

Sondazh

Poll