Sport

Antoine Griezmann i thotë 'Jo' propozimit të parë të Atletico Madridit për rinovim...

Atletico, sipas asaj që raporton Relevo, i ka ofruar lojtarit francez një zgjatje vjetore me të njëjtat kushte ekonomike, por lojtari kërkon një marrëveshje tjetër.

4 Prill 2025, 14:41 Nga DOSJA
Antoine Griezmann i thotë 'Jo' propozimit të parë

SPANJE - Sezoni i Atletico Madrid nuk mund të përkufizohet si një dështim, por bilanci përfundimtar lë një ndjenjë të paplotësuar.

Një përforcim shtesë në janar, ndoshta një mesfushor, mund të kishte ndryshuar fatin e bardhekuqve, por tashmë fokusi është tërësisht te merkato e verës, me synimin për të ngritur nivelin e skuadrës, sipas modus operandi të Diego Simeone.

Përpara, klubi po vlerëson profile të ndryshme, por së pari duhet të zgjidhet çështja e Antoine Griezmann. Kontrata e francezit skadon në vitin 2026, por negociatat për rinovimin e saj nuk po ecin me shpejtësi.

Atletico, sipas asaj që raporton Relevo, i ka ofruar një zgjatje vjetore me të njëjtat kushte ekonomike, por lojtari kërkon një marrëveshje tjetër.

Ndërkohë, presioni i Los Angeles FC nga MLS po bëhet gjithnjë e më këmbëngulës, ndonëse ende nuk është arritur një marrëveshje përfundimtare me rrethin e futbollit.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll