Sport

Valencia, thashetheme të reja për shitjen: Cristiano Ronaldo pronar i ri i klubit?...

Por marrëveshja e mundshme është e lidhur me rezultatet në fushë, negociatat do të vendosen vetëm nëse Valencia mbetet në La Liga

4 Prill 2025, 14:01 Nga DOSJA

Valencia, thashetheme të reja për shitjen: Cristiano Ronaldo pronar i

SPANJE - Cristiano Ronaldo dhe Valencia? Po, por jo si futbollist. Në orët e fundit, zërat për një blerje të mundshme të klubit nga portugezi janë intensifikuar sërish (thashetheme që qarkulloi tashmë në të kaluarën).

Marrëdhënia me Peter Lim është vendimtare, - siç raporton Mundo Deportivo, - edhe nëse vetë pronari i klubit ka deklaruar disa herë se klubi nuk është në shitje.

Me sa duket, Cristiano Ronaldo mund të ketë mbështetjen financiare të familjes mbretërore saudite, veçanërisht të princit Mohamed Bin Salman, ose të një fondi investimi.

Por marrëveshja e mundshme është e lidhur me rezultatet në fushë, negociatat do të vendosen vetëm nëse Valencia mbetet në La Liga: aktualisht në vendin e pesëmbëdhjetë, +4 nga zona e kuqe, nëse ka rënie në Segunda do të jetë pothuajse e pamundur të arrihet një marrëveshje.

Ndërkohë në Spanjë zërat po bëhen gjithnjë e më këmbëngulës, nuk përjashtohet mundësia që të ketë zhvillime të mëtejshme në javët në vijim.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll