Sport

Kevin De Bruyne i jep lamtumirën Man.Cityt: 106 gola dhe 18 tituj në nëntë sezone!...

Ai fitoi gjithçka, gjithsej 18 trofe, praktikisht mesatarisht dy në sezon…

4 Prill 2025, 13:39 Nga DOSJA
Kevin De Bruyne i jep lamtumirën Man.Cityt: 106 gola dhe 18 tituj në

ANGLI - Aventura e Kevin De Bruyne te Manchester City merr fund pas nëntë sezonesh. Futbollisti belg e konfirmoi përmes kanaleve të tij në rrjetet sociale:

"Këto do të jenë muajt e mi të fundit si lojtar i Manchester City. Nuk është e lehtë t'i shkruaj këto fjalë, por si futbollistë, të gjithë e dimë që herët a vonë vjen ky moment.

Nuk mund të bëja gjë tjetër veçse t'i ktheja gjithçka. Dhe a e dini çfarë? Ne fituam gjithçka. Duam apo s'duam, ka ardhur koha të themi lamtumirë”.

Dhe kjo e gjitha përmblidhet në numrat e një karriere të jashtëzakonshme: me mbërritjen në City në gusht 2015 pas aventurës së tij në Wolfsburg, De Bruyne shënoi 106 gola në 413 ndeshje në nëntë sezone, por mbi të gjitha 174 asistime në të gjitha garat.

Me ‘Citizens’ ai ka fituar çdo trofe: 6 Premier League (sezonin e kaluar), 2 Fa Cups, 5 League Cup, 3 Community Shields, Kupën e Botës për Klube dhe Champions League 2022/2023, duke mposhtur Interin në finale. Gjithsej 18 trofe, praktikisht mesatarisht dy në sezon.

Kështu përfundon aventura në Premier League për belgun, i cili me shumë gjasa do të vazhdojë karrierën në Ligën Saudite Pro. Ndër lojtarët më të mirë të gjeneratës së tij, De Bruyne ishte pjesë e ekipit të artë të Belgjikës, edhe pse nuk pati të njëjtin fat me kombëtaren e tij.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll