Sport

"Do të ndikojë në integritetin e garës": La Liga konteston federimet e Dani Olmo dhe Pau Victor...

La Liga ka publikuar një deklaratë për shtyp për të kundërshtuar lejet për të luajtur të Dani Olmo dhe Pau Victor të Barcelonës, dhënë këtë të enjte nga Këshilli Sportiv Spanjol. Organi i kryesuar nga Javier Tebas njofton se do ta apelojë këtë vendim.

4 Prill 2025, 11:00 Nga DOSJA
"Do të ndikojë në integritetin e garës": La Liga

SPANJE - La Liga po kundërshton vendimin e marrë këtë të enjte nga Këshilli i Lartë i Sportit (CSD).

Organi administrativ në fakt vendosi në favor të FC Barcelonës, duke e autorizuar atë të luante deri në fund të sezonit me Dani Olmo dhe Pau Victor, licencat e të cilëve ishin anuluar nga La Liga në fund të 2024.

Nëse në rezolutën e saj, CSD deklaron se “komiteti i monitorimit të La Ligës nuk kishte kompetencë për të marrë një vendim të tillë”, Liga u përgjigj shpejt me një njoftim të ri për shtyp, në të cilin njofton se do të apelojë vednimin “sepse rezoluta nuk është në përputhje me ligjin”.

Licencat kanë skaduar më 31 dhjetor 2024…

La Liga vlerëson se licencat e Dani Olmos dhe Pau Victor kanë skaduar më 31 dhjetor 2024 dhe shton në lidhje me veprimin e CSD-së, të kontestuar në tre pika të dallueshme, se “masat janë marrë pa respektuar kërkesat ligjore dhe garancitë procedurale, duke cënuar kështu integritetin e garës”.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll