Sport

Real Madrid në ankth: sot pritet vendimi i UEFA-s për festimet e 4 lojtarëve pas derbit

Klubi spanjol rrezikon të humbasë disa lojtarë kyç për shkak të sanksioneve që mund të vendosen ndaj Kylian Mbappé, Vinicius Jr, Antonio Rüdiger dhe Dani Ceballos , protagonistë të festimeve të diskutueshme pas fitores ndaj Atlético Madrid.

4 Prill 2025, 14:21 Nga DOSJA
Real Madrid në ankth: sot pritet vendimi i UEFA-s për festimet e 4

SPANJE - Katër ditë para ndeshjes së parë çerekfinale të Champions League kundër Arsenalit, Real Madridi pret me zemër të ngrirë vendimin e Komisionit Disiplinor të UEFA-s.

Klubi spanjol rrezikon të humbasë disa lojtarë kyç për shkak të sanksioneve që mund të vendosen ndaj Kylian Mbappé, Vinicius Jr, Antonio Rüdiger dhe Dani Ceballos , protagonistë të festimeve të diskutueshme pas fitores ndaj Atlético Madrid.

Gjestet provokuese dhe rrezik skualifikimi

Pas kalimit epik të raundit me penallti, katër lojtarët e Merengues festuan nën seksionin mysafir të Wanda Metropolitano, duke shkaktuar reagimin e tifozëve të bardhebuqve dhe duke përfunduar në pamjet e UEFA-s.

Sipas pamjeve të analizuara: Mbappé preku organet e tij gjenitale në një gjest të ngjashëm me atë që bëri Cristiano Ronaldo kundër Atléticos; Vinicius vazhdimisht provokoi tifozët me gjeste drejt tribunës; Ceballos u filmua duke bërë gjeste të turpshme teksa po shkonte drejt tunelit; Rüdiger, më i rrezikuari, imitoi gjestin e prerjes së fytit, i konsideruar si një akt kërcënimi sipas rregulloreve të UEFA-s.

Sot pritet verdikti i UEFA-s

Sipas rregullores së UEFA-s, mbrojtësi gjerman është ai që rrezikon sanksionin më të rëndë, me një skualifikim të mundshëm për ndeshjen e parë kundër Arsenalit dhe një gjobë të majme. Për tre lojtarët e tjerë pritet një gjobë, por UEFA mund të zgjedhë edhe pezullimin, në varësi të intensitetit të provokimeve.

Pritja e vendimit po i vështirëson përgatitjet e Real Madridit për ndeshjen në Londër. Me pasigurinë që rrethon praninë e Rüdiger dhe mundësinë e humbjes së lojtarëve të tjerë kyç, Carlo Ancelotti mund të detyrohet të rishikojë planet e tij për ndeshjen e parë çerekfinale të Champons League

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll