Sport

'Mendoj se është një ide e keqe', presidenti i UEFA-s Aleksander Ceferin, kundër Botërorit me 64 ekipe!

Në kongresin e UEFA-s këtë të enjte, presidenti i kësaj organizate Aleksander Ceferin kundërshtoi një Kupë Botërore të mundshme me 64 lojtarë gjatë edicionit 2030.

4 Prill 2025, 10:30 Nga DOSJA
'Mendoj se është një ide e keqe', presidenti i UEFA-s

SERBI - Një zgjerim i mundshëm i numrit të pjesëmarrësve për Kupën e Botës 2030 nuk i pëlqen të gjithëve.

Gjatë fjalës së tij në kongresin e UEFA-s, presidenti i organit evropian Aleksander Ceferin, u deklarua kundër projektit të një Botërori 2030 me 64 ekipe .

"Ky propozim ndoshta më befasoi edhe më shumë se ju. (...) Mendoj se është një ide e keqe. Nuk është një ide e mirë për vetë Kupën e Botës dhe nuk është një ide e mirë as për kualifikimet tona.

Kështu që unë nuk e mbështes këtë ide. Nuk e di nga vjen, por është e çuditshme që ne nuk dinim asgjë për të përpara këtij propozimi të shpallur këtë të enjte në Këshillin e liderit të FIFA-s.

Si kujtim, një zgjerim nga 32 në 48 ekipe, është planifikuar tashmë për Kupën e ardhshme Botërore të organizuar në Kanada, Shtetet e Bashkuara dhe Meksikë në vitin 2026.

Për sa i përket edicionit të njëqindvjetorit të vitit 2030, i cili duhet të mbahet në gjashtë vende (Marok, Spanjë, Portugali, Paraguaj, Uruguaji dhe Argjentinë), presidenti i Uruguajit, Ignaciano, në fillim të marsit hodhi idenë, “për 64 ekipe për të festuar njëqindvjetorin e Kupës së Botës”.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll