Politike

Dëbimi i diplomatëve iranianë/ Liderja e opozitës iraniane: Masë e guximshme në luftën kundër terrorizmit

15 Janar 2020, 21:50 Nga DOSJA
Dëbimi i diplomatëve iranianë/ Liderja e opozitës iraniane:

DURRËS- Liderja e opozitës iraniane, Maryam Rajavi ka përshëndetur vendimin e qeverisë shqiptare për të dëbuar nga Tirana edhe dy diplomatë iranianë. Rajavi shkruan se ky vendim ishte një masë e guximshme dhe e admirueshme në luftën kundër terrorizmit dhe sigurimin e sigurisë së njerëzve të Shqipërisë dhe refugjatëve iranianë.

“Dëbimi nga qeveria e Shqipërisë e dy diplomatëve të regjimit iranian është një masë e guximshme dhe e admirueshme në luftën kundër terrorizmit dhe sigurimin e sigurisë së njerëzve të Shqipërisë dhe refugjatëve iranianë“, shkruan ajo në tëitter.

Shqipëria ka dëbuar sot dy diplomatë iranianë nga ambasada në Tiranë, duke i shpallur persona të padëshirueshëm. Mohammad Ali Arz Peimanemati dhe Seyed Ahmad Hosseini Alast, janë dëbuar pasi kanë shkelur parimet e konventës së Vjenës me veprimtarinë e tyre, duke mos përcaktuar saktëissht se çfarë kanë bërë dy diplomatët.

(a.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike debohen diplomatet iraniane maryam rajavi debohen diplomatet iraniane maryam rajavi

Sondazh

Poll