Politike

EMRAT/ Nesër mblidhet Këshilli Politik për Reformën Zgjedhore, kush do ta përfaqësojë Opozitën dhe maxhorancën

15 Janar 2020, 20:46 Nga DOSJA
EMRAT/ Nesër mblidhet Këshilli Politik për Reformën

TIRANË– Këshilli Politik për Reformën Zgjedhore do të mblidhet nesër, me përfaqësues të Opozitës së Bashkuar, opozitës parlamentare dhe të Partisë Socialiste, ku do të diskutohet për hapat që do të ndiqen dhe përgatitjen e draftit për Reformën Zgjedhore. Dosja.al ka mësuar se Opozita e Bashkuar do të përfaqësohet nga pesë persona. Ata janë: Oerd Bylykbashi, Petrit Vasili, Mesila Doda, Fatmir Mediu dhe Vangjel Dule. 

Gjithashtu mësohet se grupi parlamentar i partisë socialiste do të përfaqësohet nga Ervin Bushati. Grupi parlamentar demokrat do të përfaqësohet nga Myslym Murrizi, ndërsa grupi parlamentar i pavarur nga Nimet Musai. Kurse, bashkëdrejtuesit e Komisionit Parlamentar të Reformës Zgjedhore do të jenë Rudina Hajdari dhe Damian Gjiknuri. 

Pasditen e sotme kryeopozitari Lulzim Basha mblodhi Kolegjin e Krytarëve në kryesinë e PD-së ku kërkoi gadishmëri të strukturave për zgjehdje të parakoshme. Gjatë mbledhjes, Partia Demokratike ka vendosur që më datë 22 shkurt të zhvillojë një protestë simbolike për 1-vjetorin e djegies së mandateve të opozitës.

Opozita dhe maxhoranca kanë arritur dje në konsensus për Reformën Zgjedhore. Palët ranë dakord që reforma të bëhet me konsensus dhe të ‘nxirret’ nga Kuvendi, për të marrë pjesë dhe opozita jashtëparlamentare. Tryeza erdhi kur pas një takimi suprizë me aleatët, kryedemokrati Lulzim Basha doli dhe tha formalisht emrat e dy negociatorëve në dialogun me PS, pavarësisht se gjithçka ishte bërë gati më herët me ndërhyrjen e ndërkombëtarëve. Petrit Vasili dhe Oerd Bylykbashi kanë marrë pjesë sot për herë të parë në një takim jashtë Parlamentit për miratimin e një reforme. SHBA, BE dhe OSBE kanë mbeshtetur këtë tryezë duke thënë se me bashkëpunim të vitjohet deri në fund. I kënaqur me opozitën është shfaqur dhe Rama.

(f.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike lulzim basha mblidhet keshilli politik tryeza per reformen zgjedhore lulzim basha mblidhet keshilli politik tryeza per reformen zgjedhore

Sondazh

Poll