Politike

"Vetëm unë dhe PS, mund ta ‘kyçim‘ Shqipërinë në BE"/ Rama ironizon Berishën: Duket qartë bufi i kënetës ka rrjedhur!

Rama gjithashtu ironizoi edhe Liderin e opozitës Sali Berishën duke thënë se bufi i kënetës ka rrjedhur dhe kjo duket qartë, por është edhe çështje e moshës. 

3 Prill 2025, 08:52 Nga E. D
"Vetëm unë dhe PS, mund ta ‘kyçim‘
Edi Rama

TIRANË- Kryeministri Edi Rama duke iu përgjigjur komenteve në rrjetet sociale në rubrikën "Sy m'sy" theksoi se se vetëm ai dhe PS mund ta “kyçin” Shqipërinë në BE. Rama gjithashtu ironizoi edhe Liderin e opozitës Sali Berishën duke thënë se bufi i kënetës ka rrjedhur dhe kjo duket qartë, por është edhe çështje e moshës. 

“Përveç faktit se kur hyjmë në BE, të të them që dil nga ajo territor ku je ngujuar dhe shiko realitetin pak më ndryshe. Ka rrjedhur bufi i kënetës. Që është në rrjedhje duket qartë, por është çështje e moshës. Por them votoni për mua se vetëm unë dhe PS e bëjmë këtë hap tëe fundit për të kyçur Shqipërinë në BE. Kjo është e thjeshtë dhe e qartë. Nuk e bën dot askush tjetër, cilido tjetër minimalisht do të shkaktonte një shtyrje dhe vonesë dhe mbylljen e kësaj dere", tha Rama.

 

edi rama

Sondazh

Poll