Politike

“Rruga europiane, në interes të shqiptarëve”/ Rama: Fokusi është BE-ja dhe pasaporta europiane!

Duke iu përgjigjur njërit nga komentuesit Rama ritheksoi sërish rëndësinë e pasaportës europiane për çdo qytetar shqiptar.

3 Prill 2025, 08:47 Nga E. D
“Rruga europiane, në interes të shqiptarëve”/ Rama:
Edi Rama

TIRANË- Kryeministri Edi Rama i është përgjigjur komenteve në rrjetet sociale në rubrikën "Sy m'sy". Duke iu përgjigjur njërit nga komentuesit Rama ritheksoi sërish rëndësinë e pasaportës europiane për çdo qytetar shqiptar.

“Pasaportën europiane e merr vetëm nëse Shqipëria futet në BE dhe Shqipërinë në BE e fusim vetëm unë me PS. Ky është interesi, duke nisur që në aeroport që të mos të të ndajnë veç. Kur të hysh në BE, të jesh duke tregu pasaportën që ka të njëjtën vlerë si e vendeve të tjera. Pra lërini këto, çfarë rrugësh janë? Fokusu tek BE-ja dhe tek pasaporta jote”, thotë Rama.

edi rama

Sondazh

Poll