Aktualitet

Raporti i vitit 2024, SPAK: Vitin e kaluar janë përgjuar 3096 telefona, numri 7.1% më i ulët se në 2023

Raporti vjetori i Prokurorisë së Posaçme për punën e bërë gjatë vitit 2024 është depozituar në Kuvend.

2 Prill 2025, 18:28 Nga r.ll

 

Raporti i vitit 2024, SPAK: Vitin e kaluar janë përgjuar 3096
foto ilustruese

 

TIRANË- Prokuroria e Posaçme ka depozituar në Kuvendin e Shqipërisë raportin vjetor të punës së bërë gjatë vitit 2024.  SPAK bën me dije se ka vijuar me përgjimin e telefonave. Sipas raportit, gjatë vitit që lamë pas janë përgjuar 3096 telefona. SPAK thotë se krahasuar me vitin 2023, numri i pajisjeve fundore të interceptuara është 7,1% më i ulët.

“Po kështu theksojmë se, ka pasur një rritje të aplikimit të metodave të hetimit pro aktiv, në rastin e përgjimeve telefonike dhe gjithashtu, edhe aplikimi i metodave të posaçme të hetimit si, vëzhgime, kontrolle, simulime, sekuestrimi i provave materiale, letër porosi, agjentë të infiltruar, etj. Gjatë vitit 2024, Prokuroria e Posaçme ka përdorur metodën e përgjimit për 163 procedime penale ku janë interceptuar 3096 pajisje fundore (pajisja/numri telefonik i subjektit ne përgjim). Krahasuar me vitin 2023, numri i pajisjeve fundore të interceptuara është 7,1% më i ulët (3335 pajisje fundore të interceptuara gjatë vitit 2023)”, thuhet në raportin e SPAK.

spak

Sondazh

Poll