Aktualitet

U arrestuan pas 'çmontimit' të grupit kriminal, dalin EMRAT e tre shqiptarëve të përfshirë në trafikun e drogës në Itali

Gjithashtu mediat vendase bëjnë me dije se në listën e gjatë të të arrestuarve në grupin e parë ishte edhe Shkëlzen Guzina (datëlindja 1990) dhe Gjon Prela (1985). Ndërsa në grupin e dytë mes atyre që përfunduan në pranga ishte edhe Skerdi Bocoi (datëlindja 1976).

2 Prill 2025, 13:44 Nga E. D
U arrestuan pas 'çmontimit' të grupit kriminal, dalin
foto ilustruese

ITALI- Autoritetet italiane disa ditë më parë çmontuan dy grupe kriminale në Itali, të cilët ishin përfshirë në trafikun e drogës. Hetimet e dy grupeve çuan në arrestimin e 45 personave, ku mes tyre ishin edhe tre shqiptarë. Ky grup dyshohet se trafikoi rreth 2 mijë kilogramë kokainë, 1.500 kilogramë hashash dhe 700 kilogramë marijuanë. 

Gjithashtu mediat vendase bëjnë me dije se në listën e gjatë të të arrestuarve në grupin e parë ishte edhe Shkëlzen Guzina (datëlindja 1990) dhe Gjon Prela (1985). Ndërsa në grupin e dytë mes atyre që përfunduan në pranga ishte edhe Skerdi Bocoi (datëlindja 1976).

Grupi i parë kriminal, i cili vepronte kryesisht në provincën e Breshias, dyshohet se importonte drogë direkt nga vendet prodhuese, konkretisht kokainë nga Kolumbia, falë ndërmjetësimit të një gruaje që besohej se ishte e lidhur me individë nga karteli i njohur si “Klani i Gjirit”, si dhe hashash nga Maroku, që përbënte grupin e dytë kriminal, kalonte tranzit nëpër Spanjë.

 

shkëlzen guzina gjon prela skerdi bocoi

Sondazh

Poll