Aktualitet

Iu bë atentat mes Elbasanit, çfarë dëshmoi para policisë 23-vjeçari Kei Piu

16 Janar 2020, 07:53 Nga DOSJA
Iu bë atentat mes Elbasanit, çfarë dëshmoi para

Elbasan- Detaje të reja kanë dalë nga atentati me armë zjarri që ndodhi në lagjen “Luigj Gurakuqi” në Elbasan, ku u plagos Kei Piu, 23-vjeç. Burimet bëjnë me dije se Kei Piu teksa po drejtonte makinën e tij tip “Range Rover”, nga breshëria e plumbave  është plagosur në këmbë.  Pas atentatit ai është marrë nga Patrulla e Policisë dhe është çuar në spital. Para policëve ai ka dëshmuar se nuk e ka parë personin që e ka qëlluar.

Njoftimi i Policisë

Rreth orës 01:15, në lagjen “Luigj Gurakuqi”, Elbasan, është qëlluar me armë zjarri në drejtim të shtetasit K. P., 23 vjeç, banues në Elbasan, i cili si pasojë është plagosur dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor vijon punën për zbardhjen dhe sqarimin e rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorëve.

Njëkohësisht vijon administrimi i çdo prove sado të vlefshme që çon në zbardhjen e ngjarjes.

Shërbimet e Policisë kanë shoqëruar disa persona për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

Vijon krehja e zonës dhe nga veprimet e para hetimore ka rezultuar se nuk ka pasur shkëmbim me armë zjarri mes palëve.

Një atentat me armë zjarri ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në Elbasan. Një fuoristradë në lëvizje ka hapur zjarr ndaj ‘Range-t’ të 23-vjeçarit Kei Piu. Mësohet se i riu ndodhet jashtë rrezikut për jetën në spital dhe ka deklaruar se nuk e ka identifikuar autorin. Policia ka nisur hetimet.

J.V/Dosja.al 

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet atentat kei piut përplasje me armë zjarri në elbasan atentat kei piut përplasje me armë zjarri në elbasan

Sondazh

Poll