Aktualitet

Krimi trondit Elbasanin/ Atentat me armë ndaj 23-vjeçarit, plagoset Kei Piu, u qëllua nga një ‘Fuoristradë’ në lëvizj

16 Janar 2020, 06:35 Nga DOSJA
Krimi trondit Elbasanin/ Atentat me armë ndaj 23-vjeçarit, plagoset

ELBASAN– Një atentat me qëllim ekzekutimin e 23-vjeçarit Kei Piu ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në mes të qytetit të Elbasanit. I riu është sulmuar teksa po lëvizte me mjetin e tij tip “Range Rover”, nga një makinë tip “Fouristadë” po ashtu në lëvizje, nga e cila është qëlluar me breshëri plumbash në drejtim të tij.  

Burime për Dosja.al  bëjnë me dije se ngjarja ka ndodhur në lagjen “Luigj Gurakuqi” për shkak të prishjes së pazareve të drogës. Pas atentatit i riu është gjetur i shtrirë në tokë, pranë një lokali nga partulla e Policisë. Kanë qënë ‘blutë’ e qytetit ata që i shpëtuan jetën të riut duke e dërguar menjëherë në spitalin e qytetit për të marrë ndihmën e parë mjekësore.

Si ndodhi atentati?

Mësohet se ka qenë një atentat i mirëfilltë ndaj 23-vjeçarit, i cili figuron me precedentë penalë dhe se synimi i autorëve ka qenë eliminimi i  tij. Plani i autorëve dështoi, pasi pas disa gjuajtjeve në drejtim të 23-vjeçarit, iu është bllokuar arma. Personat që kanë qëlluar kanë qenë me maska e kallashnikovë.

Edhe pse është qëlluar me breshëri plumbash, 23 vjeçari ka mundur që të shpëtojë pa marrë asnjë lëndim që mund t’i kushtonte jetën. Burime nga spitali bëjnë me dije se i riu ka marrë 3 plumba dhe një prej tyre e kishte kapur në këmbë. Aktualisht ai  ndodhet në spitalin rajonal, ku edhe po merr ndihmën mjekësore.

Pasi është mjekuar, me lejen e mjekëve Policia i ka marrë deponimin të riut, i cili ka deklaruar se nuk ka mundur ta identifikojë agresorin.

Nga ana e tyre, Policia dhe grupi hetimor, kanë nisur hetimet për ngjarjen e rëndë. Deri më tani Policia ka shoqëruar disa persona që mund të kenë lidhje me ngjarjen e rëndë. Ndërkohë ka kërkuar edhe ndihmën e qytetarëve që mund të kenë dijeni lidhur me personat e përfshirë në ngjarje, duke kërkuar ndihmën e tyre. Gjithashtu janë sekuestruar edhe kamerat e sigurisë në zonë për të bërë të mundur identifikimin e autorit. 

Po kush është Kei Pui dhe pse u sulmuar papritur?

I riu nga Elbasani nuk është aq edhe i panjohur për Policinë e zonës. Përveçse biznesmen në një moshë shumë të re pasi ka në pronësi një palestër, 23-vjeçari njihet nga ‘blutë’ e qytetit por nuk është skeduar për ngjarje të rënda. Burime të Dosja.al bëjnë me dije se i riu njihet si person problematik në qytet dhe ka qenë i përfshirë në ngjarje që kanë patur të bëjnë me lëndë narkotike.

E shkuara e tij është pista kryesore e hetimit, ku Policia do të ‘rrëmojë’ për të gjetur autorët e atentatit. Piu mësohet se ai është nipi i Konstadin Piut, apo i njohur ndryshe me nofkën ‘Koçi’, është arrestuar në mars të vitit 2012 për trafik kokaine gjatë operacionit ‘Tabakanes’. Xhaxhai i tij ka rënë në burg më shtator të vitit 2011 pasi është kapur me një tjetër person me 350 gr heroinë.

(k.m;E.K’, j.v/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet atentat kei piut përplasje me armë zjarri në elbasan plagoset 22-vjeçari në elbasan atentat kei piut përplasje me armë zjarri në elbasan plagoset 22-vjeçari në elbasan

Sondazh

Poll

Aktualitet 15 Janar 2020, 21:17

GJIROKASTËR- Rasti i sotëm i denoncuar nga emisioni “Stop” në Tv Klan dëshmon me zë dhe me figurë se si Policia e Gjirokastrës përdoret dhe urdhërohet nga ...