Aktualitet

Kush është i riu që iu bë atentat në Elbasan, pronari i një palestre, u qëllua teksa drejtonte makinën tip “Range Rove

16 Janar 2020, 07:31 Nga DOSJA
Kush është i riu që iu bë atentat në Elbasan, pronari i

Elbasan- Detaje të reja kanë dalë atentati me armë zjarri që ndodhi në orët e para të mëngjesit të sotëm në lagjen “Luigj Gurakuqi” në Elbasan. Burime për Dosja.al bëjnë me dije se i riu që ngeli i plagosur është 23-vjeçari Kei Piu, i cili është është qëlluar me armë zjarri teksa ishte duke drejtuar mjetin e tij, tip “Range Rover””. 23-vjeçari njihet si person me precedent penal dhe 6 muaj më parë është arrestuar për drogë. Një nga pistat e hetimit është edhe prishja e pazareve të drogës. 23-vjeçari është pronari i një palestre në Elbasan,  të quajtur “Arena Fitness”.

Atentati:

Burimet bëjnë me dije se teksa 23-vjeçari me mjetin e tij kishte ndalur në afërsi të një lokali, në qendër të Elbasanit, ai u qëllua me armë zjarri nga disa persona të armatosur të cilët ndodheshin brenda mjetit tip “Fouristradë.  Plani i autorëve për ekzekutimin e tij dështoi, pasi pas disa gjuajtjeve në drejtim të 23-vjeçarit, atyre iu bllokua arma. Personat që kanë qëlluar kanë qenë me maska e kallashnikovë.

Aktualisht 23-vjeçari ndodhet në reanimacionin e spitalit të Elbasanit, pasi është plagosur me 3 plumba, një prej tyre e kapur në këmbë.  Policia ka njoftuar se për këtë ngjarje janë shoqëruar në Polici disa persona.

J.V/Dosja.al

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet atentat kei piut përplasje me armë zjarri në elbasan atentat kei piut përplasje me armë zjarri në elbasan

Sondazh

Poll

Aktualitet 15 Janar 2020, 21:17

GJIROKASTËR- Rasti i sotëm i denoncuar nga emisioni “Stop” në Tv Klan dëshmon me zë dhe me figurë se si Policia e Gjirokastrës përdoret dhe urdhërohet nga ...