Aktualitet

Arrestimi i ish-zyrtarëve për dëmet e tërmetit, Hoxha: Janë të emëruarit nga PD-ja, Prokuroria po tremb të tjerët

15 Janar 2020, 22:53 Nga DOSJA
Arrestimi i ish-zyrtarëve për dëmet e tërmetit, Hoxha:

TIRANË– Gazetari Artan Hoxha ka komentuar mbrëmjen e sotme mega-operacionin që u zhvillua një ditë më parë në zonat periferike të Tiranës, që përfudnoi me prangosjen e dhjetëra zytarëve dhe disa të tjerë u shpallën në kërkim. I ftuar në emisionin “Opinion”, Hoxha tha se zyrtarët që kanë rënë në pranga janë ata që janë emëruar nga PD-ja dhe Opozita. Ai shtoi gjithashtu se me këtë veprim, Porkuroia po tremb të tjerët dhe po tregon që shteti po lëviz.

Tjetër gjë ka pritur opinioni publik dhe tjetër gjë u servir sot nga prokuroria. Po të shikosh numrin e personave që janë arrestuar është një numër i madh. Prokuroria për të justifikuar edhe veten shkon merr vendimin në gjykatë, këtë herë nuk e ka bërë. Pjesa tjetër është a përbëjnë rrezik këta njerëz që janë arrestuar? Asnjë prej tyre nuk është thirrur më përpara. Organi i akuzës ka shkuar në njësi administrative, ka marrë dokumentet për dertimet që kanë qenë me probleme dhe i janë referuar ligjit të 1998. Qëllimin primar që kishte operacioni, e arriti. Dëshmoi që shteti po lëviz, që të trembin ata të tjerët por të shikojmë se çfarë prova do të ketë. Në periferi është përzgjedhur Farka, Kashari dhe Vora që janë drejtuar nga opozita, PD-ja. Po të shikosh standardin që ka përdorur prokuroria nuk është i njëjtë për të gjithë njësitë administrative”,- tha Artan Hoxha.

Policia e Tiranës ka zhvilluar një mega-operacion pasditen e djeshme në periferitë e Tiranës. Në pranga kanë rënë 27 persona, mes tyre ndërtues, zyrtarë dhe ish-zyrtarë të zonave periferike të kryeqytetit, ndërsa po punohet për kapjen e 11 të tjerëve. Të arrestuarit dhe të shpallurit ën kërkim akuzohen për abuzime me ndërtime që kanë sjellë pasoja të mëdha pas tërmetit të 26 nëntorit.

(f.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet artan hoxha mega operacion ne tirane artan hoxha mega operacion ne tirane

Sondazh

Poll

Aktualitet 15 Janar 2020, 21:17

GJIROKASTËR- Rasti i sotëm i denoncuar nga emisioni “Stop” në Tv Klan dëshmon me zë dhe me figurë se si Policia e Gjirokastrës përdoret dhe urdhërohet nga ...