Aktualitet

Përplasja me armë zjarri në Elbasan/ Policia jep detajet: U qëllua në drejtim të 23-vjeçarit, janë shoqëruar disa perso

16 Janar 2020, 07:16 Nga DOSJA
Përplasja me armë zjarri në Elbasan/ Policia jep detajet: U

Elbasan- Policia e Elbasanit ka dhënë informacion për përplasjen me armë zjarri në Elbasan. Sipas Policisë ngjarja ka ndodhur në orën 01:15, në lagjen “Luigj Gurakuqi” ku është qëlluar me armë zjarri në drejtim të shtetasit K. P., 23 vjeç. Ky i fundit ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Policia njofton se për këtë ngjarje janë shoqëruar disa persona.

Njoftimi i Policisë:

Rreth orës 01:15, në lagjen “Luigj Gurakuqi”, Elbasan, është qëlluar me armë zjarri në drejtim të shtetasit K. P., 23 vjeç, banues në Elbasan, i cili si pasojë është plagosur dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor vijon punën për zbardhjen dhe sqarimin e rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorëve.

Njëkohësisht vijon administrimi i çdo prove sado të vlefshme që çon në zbardhjen e ngjarjes. Shërbimet e Policisë kanë shoqëruar disa persona për sqarimin e rrethanave të ngjarjes. Vijon krehja e zonës dhe nga veprimet e para hetimore ka rezultuar se nuk ka pasur shkëmbim me armë zjarri mes palëve.

J.V/Dosja.al 

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet përplasje me armë zjarri në elbasan plagoset 23-vjeçari në elbasan përplasje me armë zjarri në elbasan plagoset 23-vjeçari në elbasan

Sondazh

Poll

Aktualitet 15 Janar 2020, 21:17

GJIROKASTËR- Rasti i sotëm i denoncuar nga emisioni “Stop” në Tv Klan dëshmon me zë dhe me figurë se si Policia e Gjirokastrës përdoret dhe urdhërohet nga ...