Protesta për Zvërnecin/ Protestuesit çajnë kordonin metalik, policia i sulmon me ujë. Tubimi shpërndahet në gjithë Tiranën
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital 3 Qersho...
“Ka forca në Shqipëri dhe jashtë që janë kundër”/ Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thot&eum...
"Shqipëria është e shqiptarëve"/ Qytetarët mbushin rrugët e Tiranës, kërkojnë anulimin e pr...
ELBASAN– Një atentat me qëllim ekzekutimin e 23-vjeçarit Kei Piu ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në mes të qytetit të Elbasanit. I riu është sulmuar teksa po lëvizte me mjetin e tij tip “Range Rover”, nga një makinë tip “Fouristadë” po ashtu në lëvizje, nga e cila është qëlluar me breshëri plumbash në drejtim të tij.
Burime për Dosja.al bëjnë me dije se ngjarja ka ndodhur në lagjen “Luigj Gurakuqi” për shkak të prishjes së pazareve të drogës. Pas atentatit i riu është gjetur i shtrirë në tokë, pranë një lokali nga partulla e Policisë. Kanë qënë ‘blutë’ e qytetit ata që i shpëtuan jetën të riut duke e dërguar menjëherë në spitalin e qytetit për të marrë ndihmën e parë mjekësore.
Si ndodhi atentati?
Mësohet se ka qenë një atentat i mirëfilltë ndaj 23-vjeçarit, i cili figuron me precedentë penalë dhe se synimi i autorëve ka qenë eliminimi i tij. Plani i autorëve dështoi, pasi pas disa gjuajtjeve në drejtim të 23-vjeçarit, iu është bllokuar arma. Personat që kanë qëlluar kanë qenë me maska e kallashnikovë.
Edhe pse është qëlluar me breshëri plumbash, 23 vjeçari ka mundur që të shpëtojë pa marrë asnjë lëndim që mund t’i kushtonte jetën. Burime nga spitali bëjnë me dije se i riu ka marrë 3 plumba dhe një prej tyre e kishte kapur në këmbë. Aktualisht ai ndodhet në spitalin rajonal, ku edhe po merr ndihmën mjekësore.
Pasi është mjekuar, me lejen e mjekëve Policia i ka marrë deponimin të riut, i cili ka deklaruar se nuk ka mundur ta identifikojë agresorin.
Nga ana e tyre, Policia dhe grupi hetimor, kanë nisur hetimet për ngjarjen e rëndë. Deri më tani Policia ka shoqëruar disa persona që mund të kenë lidhje me ngjarjen e rëndë. Ndërkohë ka kërkuar edhe ndihmën e qytetarëve që mund të kenë dijeni lidhur me personat e përfshirë në ngjarje, duke kërkuar ndihmën e tyre. Gjithashtu janë sekuestruar edhe kamerat e sigurisë në zonë për të bërë të mundur identifikimin e autorit.
Po kush është Kei Pui dhe pse u sulmuar papritur?
I riu nga Elbasani nuk është aq edhe i panjohur për Policinë e zonës. Përveçse biznesmen në një moshë shumë të re pasi ka në pronësi një palestër, 23-vjeçari njihet nga ‘blutë’ e qytetit por nuk është skeduar për ngjarje të rënda. Burime të Dosja.al bëjnë me dije se i riu njihet si person problematik në qytet dhe ka qenë i përfshirë në ngjarje që kanë patur të bëjnë me lëndë narkotike.
E shkuara e tij është pista kryesore e hetimit, ku Policia do të ‘rrëmojë’ për të gjetur autorët e atentatit. Piu mësohet se ai është nipi i Konstadin Piut, apo i njohur ndryshe me nofkën ‘Koçi’, është arrestuar në mars të vitit 2012 për trafik kokaine gjatë operacionit ‘Tabakanes’. Xhaxhai i tij ka rënë në burg më shtator të vitit 2011 pasi është kapur me një tjetër person me 350 gr heroinë.
(k.m;E.K’, j.v/dosja.al)
Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:
Shqipëri- Një vendim qeverie i ditëve të fundit që rregullon çështjet e pronësisë së trojeve për ndërtesat e reja ka krijuar konfuzion te banorët e zonav...
TIRANË– Gazetari Artan Hoxha ka komentuar mbrëmjen e sotme mega-operacionin që u zhvillua një ditë më parë në zonat periferike të Tiranës, që përfudn...
TIRANË– Gazetari Artan Hoxha ka kometnuar sërish lirimin e të fortit të Bandës së Durrësit, Endrit Dokles. I ftuar në emisionin “Opinion”, Hoxha tha ...
TIRANË– Kryetari i Këshillit të Emërimeve në Drejtësi Ardian Dvorani, ka zhvilluar ditën e sotme mbledhjen e parë të këtij viti. Në një njoftim në faqen zy...
TIRANË– Gazetari Artan Hoxha u shpreh se nuk çuditej nga lirimi i Endrit Dokles. I ftuar në “AbcNews”, Hoxha shtoi se aktualisht nga burgu nuk dalin...
TIRANË– Gazetari Artan Hoxha ka folur rreth masave të marra në burgje, ku të dënuarve nuk u lejohet të takohen me gazetarë. I ftuar në “AbcNews”, Hoxha u s...
TIRANË– Gazetari Artan hoxah ka komentuar pamjet që bënë xhiron e të gjitha mediave ku shihej i dënuari Dritan Dajti që të shëtiste në ish-Bllok, ku ishte ...
TIRANË- Një sherr ka ndodhur ditën e sotme në zonën e Astirit, në Tiranë, ku janë përfshirë disa të rinj. Sipas një video të mbërritur në redaksinë e JOQ A...
TIRANË– Gazetari Artan Hoxha ka deklaruar se nesër do të publikojë videon e ekzekutimit të djalit të tezes së Fatmir Haklajt, Guxim Gjyriqit. I ftuar në st...