Sot seanca ndaj tij, Bardh Spahia paraqitet në GJKKO
SPAK TIRANA- Demokrati Bardh Spahia është paraqitur në GJKKO paraditen e sotme. Mësohet se Saphia do të jetë prezent n&e...
Ai shtoi se nuk pranoi gjykimin e shkurtuar dhe kërkoi gjykimin normal.
TIRANA- Ish-kryebashkiaku i Shkodrës, Bardh Spahia, ka folur për mediat, pas përfundimit të seancës paraprake në GJKKO. Spahia tha se akuzat ndaj tij nuk qëndrojnë dhe se është i bindur se padi është përgatitur në zyrat e PS-së. Ai shtoi se nuk pranoi gjykimin e shkurtuar dhe kërkoi gjykimin normal. Sipas tij kjo nuk do ta ngadalësojë PD-në në rrugën e fitores më 11 maj.
"Ishte formalitet i gjykatës për ta dërguar çështjen time për gjykim. Nuk pranova gjykimin e shkurtuar, kërkova gjykimin normal duke qene i bindur se është padi e përgatitur në zyrat e PS, të cilët përdorin një person të dënuar për vjedhje dhe korrupsion, për të ngritur padi ndaj meje për ta përdorur politikisht në kohë elektorale.
Akuza nuk qëndron. Në gjithë veprimtarinë time kam patur udhërrëfyes zbatimin e ligjit dhe mbrojtjen e interesave të qytetarëve të mi. Kam zbatuar vetëm ligjin. Akuza dhe padia është e ngritur mbi baza dhe porosi politike që do marrin përgjigjen e duhur më 11 maj. Nuk do të na ndalojë apo ngadalësojnë në rrugën e fitores më 11 maj.
Unë besoj te domosdoshmëria e zbatimit të ligjit dhe respektimit të tij nga çdo qytetar dhe strukturë shtetërore. Akuza është qesharake, absurde. Bëhet fjalë për një padi për shkarkimin e një ish-drejtori që kam qenë kryetar i bashkisë, dhe në funksionin e kryetrarit të asamblesë së sha Ujësjellësi Shkodër", tha Spahia.
Spahia është marrë zyrtarisht i pandehur nga SPAK pasi akuzohet për "Shpërdorim Detyre". Ai u kallëzua në SPAK në vitin 2022 nga Mark Molla, ish-drejtues i Ujësjellës-Kanalizimeve në Shkodër, për shkarkim nga detyra në shkelje të ligjit dhe emërimin në vend të tij të një anëtari të FRPD-së.
Bardh Spahia mori detyrën e kreut të Bashkisë Shkodrës pas fitores në zgjedhjet e pjesshme të 6 marsit 2022 me Partinë Demokratike. Mandati i tij përfundoi në vitin 2023, ku u zhvilluan zgjedhjet e radhës për kryetar bashkie.
SPAK TIRANA- Demokrati Bardh Spahia është paraqitur në GJKKO paraditen e sotme. Mësohet se Saphia do të jetë prezent n&e...
Foto nga takimi KOSOVA- Sekretari i Jashtëm britanik, David Lammy, po qëndron për vizitë zyrtare në Kosovë, në kuadë...
Kampi i Gjadrit TIRANË- Komiteti i Kombeve të Bashkuara për të Drejtat e Njeriut ka kthyer sytë nga marrëveshja e emigrant&eu...
Gonxhe TIRANË- Ministri i Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit Blendi Gonxhja në fjalën e tij gjatë eventit të hapjes s&e...
sali berisha TIRANË- Kryedemokrati Sali Berisha duke iu drejtuar kandidatëve për deputetë në qarkun e Tiranës, tha se nuk duh...
takimi TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha tha se një drejtim tjetër ku duhet të përqendrohet fushata e kan...
Korreshi TIRANË- Kandidati për deputet i Partisë Demokratike në Fier, Saimir Korreshi ka denoncuar situatën zgjedhore në k&eu...
takimi TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha po zhvillon takim me kandidatët për deputetë në qarkun e Tiran&e...
delina ibrahimaj TIRANË- Ministrja e Shtetit për Sipërmarrjen dhe Klimën e Biznesit, Delina Ibrahimaj ka folur lidhur ...
Rama TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka marrë pjesë mbrëmjen e sotme në eventin HangArt. Në këtë aktivitet u&nbs...