Politike

Ministri Gonxhja: Rishikuam skemën e financimit për 2025! 3 mln euro për grantet, 2.5 herë më shumë se në 2024

Ministri shtoi se në vitin 2025, buxheti për mbështetjen e artit, kulturës dhe trashëgimisë kulturore u rrit me 45 % më shumë se në 2024.

1 Prill 2025, 22:27 Nga N.F
Ministri Gonxhja: Rishikuam skemën e financimit për 2025! 3 mln euro
Gonxhe

TIRANË- Ministri i Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit Blendi Gonxhja në fjalën e tij gjatë eventit të hapjes së “HangArt” u shpreh se gjatë vitit 2024 institucionet e artit dhe kulturës gjeneruan falë buxhetit 2300 aktivitete me 450 mijë spektatorë. Ai shtoi se së bashku me 850 mijë vizitorë të tjerë të siteve, muzeve e kalave, e kanë cuar numrin e frekuentuesve në 1.3 mln brenda një viti.

“Ne u angazhuam gjatë vitit 2024 të rishikonim skemën e financimit të thirrjeve për artin e kulturën përmes një dialogu edhe më të strukturuar me skenën e pavarur artistike, duke realizuar një sërë dëgjesash të quajtur zërat e kulturës, në trajtën e takimeve të hapura dhe me mbi 150 ekspertë, organizata, përfaqësues të fushave e disiplinave të ndryshme etj”, tha Gonxhja.

Ministri shtoi se në vitin 2025, buxheti për mbështetjen e artit, kulturës dhe trashëgimisë kulturore u rrit me 45 % më shumë se në 2024. Sipas tij kjo ka reflektuar në rritjen e buxheteve dhe të institucioneve kulturore dhe skenën e pavarur artistike, ngjarje kulturore etj.

Gonxhja tha se janë 66 aplikantë, 3 mln euro është fondi për projektet, 2.5 herë më i lartë se 2024, janë mbi 1600 të punësuar. Nga aplikantët, 52 prej tyre janë të rinj që nuk kanë aplikuar më parë duke treguar sipas tij se grantet nuk janë monopol.

blendi gonxhe

Sondazh

Poll