Politike

Sot seanca ndaj tij, Bardh Spahia paraqitet në GJKKO

Mësohet se Saphia do të jetë prezent në një seancë paraprake.

2 Prill 2025, 09:09 Nga M.B
Sot seanca ndaj tij, Bardh Spahia paraqitet në GJKKO
SPAK

TIRANA- Demokrati Bardh Spahia është paraqitur në GJKKO paraditen e sotme. Mësohet se Saphia do të jetë prezent në një seancë paraprake.

Spahia është marrë zyrtarisht i pandehur nga SPAK pasi akuzohet për "Shpërdorim Detyre". Ai u kallëzua në SPAK në vitin 2022 nga Mark Molla, ish-drejtues i Ujësjellës-Kanalizimeve në Shkodër, për shkarkim nga detyra në shkelje të ligjit dhe emërimin në vend të tij të një anëtari të FRPD-së.

Bardh Spahia mori detyrën e kreut të Bashkisë Shkodrës pas fitores në zgjedhjet e pjesshme të 6 marsit 2022 me Partinë Demokratike. Mandati i tij përfundoi në vitin 2023, ku u zhvilluan zgjedhjet e radhës për kryetar bashkie.

bardh spahia

Sondazh

Poll