2 Prill 2025, 08:26
Nga M.B
Foto nga takimi
KOSOVA- Sekretari i Jashtëm britanik, David Lammy, po qëndron për vizitë zyrtare në Kosovë, në kuadër të një turneu në Ballkanin Perëndimor, që, sipas Qeverisë së Mbretërisë së Bashkuar, ka për qëllim forcimin e bashkëpunimit në luftimin e emigracionit të parregullt dhe krimit të rëndë të organizuar.
Të martën mbrëma, kryediplomati britanik u prit në Prishtinë nga kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, dhe ministrat e Qeverisë së tij. Një takim mes Lammyt dhe presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani, është paraparë të zhvillohet në mëngjesin e së mërkurës.
Më herët, Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës e Kosovës ka vlerësuar vizitën e Lammyt në vend, duke thënë se ajo “thekson angazhimin e përbashkët për forcimin e lidhjeve mes dy shteteve dhe avancimin e paqes e stabilitetit në rajon dhe më gjerë”.
Homologia kosovare e Lammyt, Donika Gërvalla-Schwarz, e ka informuar sekretarin e Jashtëm britanik për, siç është thënë në një komunikatë të MPJD-së, “sfidat e sigurisë në Ballkan, përfshirë veprimet destabilizuese të Serbisë dhe ndikimin rus, të cilat vazhdojnë të rrezikojnë stabilitetin rajonal”.
MPJD është shprehur më tej se “partneriteti mes Kosovës dhe Mbretërisë së Bashkuar do të vazhdojë të forcohet dhe të thellohet, me fokus në përmirësimin e bashkëpunimit në fushat e sigurisë, ekonomisë dhe politikës ndërkombëtare”. I pranishëm në takimin e Lammyt me kabinetin qeverisës të Kosovës mori pjesë edhe ambasadori britanik në Kosovë, Jonathan Hargreaves, i cili ka thënë se miqësia mes Kosovës dhe Britanisë është e kamotshme dhe e fortë.
Lammy pritet të takojë edhe trupat paqeruajtëse britanike në Kosovë, të cilat shërbejnë në kuadër të misionit të Organizatës së Traktatit të Atlantikut Verior (NATO). Sekretari i Jashtëm britanik, pas qëndrimit në Kosovë, pritet ta vizitojë edhe Serbinë, ku është paraparë, sipas Qeverisë britanike, nënshkrimi i një marrëveshjeje të re bashkëpunimi për luftimin e bandave në qendër të krizës me imigracionin ilegal dhe për sigurimin e kufijve të Mbretërisë së Bashkuar.
Mbretëria e Bashkuar do të jetë mikpritëse e një takimi të udhëheqësve të Ballkanit Perëndimor në kuadër të Samitit të Procesit të Berlinit, në Londër, në vjeshtën e sivjetme, i cili, ndër tjerash, ka për qëllim të mbështesë stabilitetin, sigurinë dhe bashkëpunimin ekonomik mes vendeve të rajonit./ REL
kosova
Politike
1 Prill 2025, 22:39
N.F
Kampi i Gjadrit
TIRANË- Komiteti i Kombeve të Bashkuara për të Drejtat e Njeriut ka kthyer sytë nga marrëveshja e emigrant&eu...
Politike
1 Prill 2025, 22:27
N.F
Gonxhe
TIRANË- Ministri i Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit Blendi Gonxhja në fjalën e tij gjatë eventit të hapjes s&e...
Politike
1 Prill 2025, 22:29
r.ll
sali berisha
TIRANË- Kryedemokrati Sali Berisha duke iu drejtuar kandidatëve për deputetë në qarkun e Tiranës, tha se nuk duh...
Politike
1 Prill 2025, 22:17
r.ll
takimi
TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha tha se një drejtim tjetër ku duhet të përqendrohet fushata e kan...
Politike
1 Prill 2025, 21:54
N.F
Korreshi
TIRANË- Kandidati për deputet i Partisë Demokratike në Fier, Saimir Korreshi ka denoncuar situatën zgjedhore në k&eu...
Politike
1 Prill 2025, 21:59
r.ll
takimi
TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha po zhvillon takim me kandidatët për deputetë në qarkun e Tiran&e...
Politike
1 Prill 2025, 21:41
r.ll
delina ibrahimaj
TIRANË- Ministrja e Shtetit për Sipërmarrjen dhe Klimën e Biznesit, Delina Ibrahimaj ka folur lidhur ...
Politike
1 Prill 2025, 21:32
N.F
Rama
TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka marrë pjesë mbrëmjen e sotme në eventin HangArt. Në këtë aktivitet u&nbs...
Politike
1 Prill 2025, 20:59
N.F
Rohde
KOSOVË- Ambasadori gjerman në Kosovë, Jorn Rohde, e ka quajtur akt dhune të papranueshëm sulmin në Postën e Kosov&...
Politike
1 Prill 2025, 20:35
Foto ilustruese
TIRANË- Rikthimi i ekspertëve të OPDAT në SPAK dhe të FBI-së në BKH konsiderohet si një interes kom...