1 Prill 2025, 21:54
Nga N.F
Korreshi
TIRANË- Kandidati për deputet i Partisë Demokratike në Fier, Saimir Korreshi ka denoncuar situatën zgjedhore në këtë qark, duke e cilësuar atë si më kritiken. Korreshi në një intervistë për “A Show” në SYRI TV, tha se zyrtarë të lartë lokalë po shpërdorojnë pushtetin për të ndikuar në votime. Sipas tij, makina shtetërore po përdoret për premtime elektorale, duke përfshirë leje ndërtimi dhe emërime në administratë.
Ai akuzoi gjithashtu se persona të dërguar nga Tirana po regjistrohen fiktivisht në gjendjen civile për të votuar në Lushnje. Korreshi e cilësoi këtë një manipulim të pastër, duke shtuar se pas zgjedhjeve këta persona nuk do të jetojnë në këtë qytet. Ai kritikoi arrogancën e pushtetarëve, të cilët, sipas tij, u imponohen qytetarëve dhe i shtrëngojnë për të votuar për Partinë Socialiste. Po ashtu, ai bëri thirrje për hetime nga SPAK, duke theksuar se shkeljet zgjedhore ndodhin edhe gjatë orarit të punës. Korreshi deklaroi se opozita do të vijojë të denoncojë këto praktika dhe të mbrojë votën e qytetarëve.
"Në Fier është situata, besoj, më kritike nga të gjitha, sepse janë të gjithë ministrant, janë të gjithë drejtorat si Ceno Klosi e të tjerë me radhë, të cilët ju e dini që presin nga dita në ditë të marrin vizën vetëm për vajtje në ndonjë burg.
Vazhdojnë këtu dhe hedhin lekë pa fund. Kemi një makineri votash, një makineri makinash, makina shtetërore me sirenë që premtojnë leje ndërtimi, premtojnë çfarëdo lloj gjëje që mund të ekzistojë përbrenda ministrive të tyre, emërime të panumërta, kontrata 3-mujore.
Po të marrësh listën e gjendjes civile se kush janë regjistruar, të gjithë ata që janë delegatë, të deleguar dhe të nëndeleguar nga Tirana, që punojnë në funksione shtetërore sot, i ke të regjistruar në gjendjen civile dhe do të votojnë në Lushnje.
Kjo është një provë e pakundërshtueshme, sepse nuk besoj se asnjëri nga ata, pas këtyre 3 muajve, do të vijojë të flejë apo të jetojë në Lushnje. Kanë bërë ato kontratat fiktive sa për dy muaj, që ta kenë dhe votën, ta sjellin këtu në favor të PS-së.
Tashmë ata i kanë harruar të metët. Po ta shikosh, të gjithë deputetët i kanë degdisur marrëdhëniet me bashkinë, këta i kanë zhveshur komplet të gjithë dhe të zgjedhurit e tyre. Janë me një arrogancë, i kujtojnë bukën e kalamajve gjithsecilit në çdo takim, i shkojnë nëpër shtëpi, i zënë derën dhe i marrin tepsinë. E gjithë makineria shtetërore, drejtorët dhe të gjithë me radhë… Po të vish këtu, nëse ka një SPAK për të verifikuar, edhe gjatë orarit të punës i ke këtu në Lushnje," tha Korreshi.
korreshi
Politike
1 Prill 2025, 21:59
r.ll
takimi
TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha po zhvillon takim me kandidatët për deputetë në qarkun e Tiran&e...
Politike
1 Prill 2025, 21:41
r.ll
delina ibrahimaj
TIRANË- Ministrja e Shtetit për Sipërmarrjen dhe Klimën e Biznesit, Delina Ibrahimaj ka folur lidhur ...
Politike
1 Prill 2025, 21:32
N.F
Rama
TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka marrë pjesë mbrëmjen e sotme në eventin HangArt. Në këtë aktivitet u&nbs...
Politike
1 Prill 2025, 20:59
N.F
Rohde
KOSOVË- Ambasadori gjerman në Kosovë, Jorn Rohde, e ka quajtur akt dhune të papranueshëm sulmin në Postën e Kosov&...
Politike
1 Prill 2025, 20:35
Foto ilustruese
TIRANË- Rikthimi i ekspertëve të OPDAT në SPAK dhe të FBI-së në BKH konsiderohet si një interes kom...
Politike
1 Prill 2025, 20:28
r.ll
fredi beleri
TIRANË- Gjykata e Posaçme ka pranuar një ankim të bërë nga eurodeputeti dhe ish-kryebashkiaku i Himar&eu...
Politike
1 Prill 2025, 19:58
r.ll
sali berisha
TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka njoftuar sot se fushata elektorale do të hapet më 11 prill në...
Politike
1 Prill 2025, 19:42
r.ll
sali berisha
TIRANË- Kryetari i PD-së, Sali Berisha tha sot në takimin me drejtuesit e qarqeve dhe krerët e degëve se socialist&e...
Politike
1 Prill 2025, 19:35
N.F
Berisha
TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha gjatë fjalës së tij në takimin me drejtuesit e politikës n...
Politike
1 Prill 2025, 19:24
rll
sali berisha
TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka zhvilluar sot një takim në selinë blu me drejtuesit politik t...