Politike

Prezantimi i edicionit të 4-të i Javëve Kulturore Ndërkombëtare, Rama: Stimulojmë edukimin e menaxherëve në këtë fushë! Ambicia jonë është të rrisim burimet për kulturën

Në këtë aktivitet u prezantua nisja e edicionit të katërt të Javëve Kulturore Ndërkombëtare CulturAlb, rrjeti i qendrave për promovimin e kulturës shqiptare në botë dhe programi Kombëtar i Granteve për Kulturën dhe Krijimtarinë.

1 Prill 2025, 21:32 Nga N.F
Prezantimi i edicionit të 4-të i Javëve Kulturore
Rama

TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka marrë pjesë mbrëmjen e sotme në eventin HangArt. Në këtë aktivitet u prezantua nisja e edicionit të katërt të Javëve Kulturore Ndërkombëtare CulturAlb, rrjeti i qendrave për promovimin e kulturës shqiptare në botë dhe programi Kombëtar i Granteve për Kulturën dhe Krijimtarinë.

Rama gjatë fjalës së tij u shpreh se qeveria ka mbështetur kulturën duke rritur buxhetin. Ai tha se ka ambicie të shtojë burimet për kulturën.

"Ambicia jonë është të rrisim burimet për kulturën dhe pjesë e këtij qëllimi është edhe vet organzimi i ri i ministrisë dhe kombinimi në një strukturë i ekonomisë kulturës dhe inovacionit dhe ne e kemi rritur buxhetin dhe jemi duke punuar dhe për një sërë skemash të reja që do ti vijnë në shërbim të njerëzve të kulturës dhe skenës dhe aktiviteteve të drejpërdrejta në të gjitha fushat që mbulon ky hark i gjerë institucional.

Dua të them se do të bëjmë një përpjekje të posaçme për të stimuluar edukimin e menaxherve të kulturës. Në këtë pikë ndjej që ka një hendek mes aktoreve që janë të pjekur plot gjëra interesante për të dhënë dhe për të ndarë me publikun dhe pjesës së menaxherve të menaxhimit të kulutrës që tek ne është e mangët dhe duhet që të investojmë në këtë drejtim sepse krijojmë hapësira të reja," tha ai. 

Rama foli edhe për Teatrin Kombëtar ndëesa theksoi se skena e rraskapitur e teatrit të vjetër i hapi rrugë ndërtimit të teatrit të ri.

"Sot ne pamë një zhvillim shumë të madh në qendrën e re kombëtare për fëmijët ku do të strehohet një pjesë domethënëse e kulturës dhe aktivitetit artistik në funksion të moshave të reja. Por sa i kemi në kapacitet për ta transformuar atë investim që po bëhet atje në territore të begata për ata që do ta shfrytëzojë atë qendër dhe për ata që do të jenë protagonsitë atje. Lind edhe pyetja për galerinë dhe Teatrin Kombëtar që është në ndërtim e sipër dhe s'do të ketë më një skenë të rraskapitur si ajo që i hapi rrugën teatrit të ri kombëtar," tha ai.

edi rama

Sondazh

Poll