Politike

"Akt i papranueshëm dhune", Rohde dënon sulmin në postën e Zveçanit: Autorët të përballen me drejtësinë!

 Ai ka shkruar se autorët e sulmit duhet të përgjigjen para drejtësisë si dhe ka bërë thirrje për përparim të dialogut.

1 Prill 2025, 20:59 Nga N.F
"Akt i papranueshëm dhune", Rohde dënon sulmin në
Rohde

KOSOVË- Ambasadori gjerman në Kosovë, Jorn Rohde, e ka quajtur akt dhune të papranueshëm sulmin në Postën e Kosovës në Zveçan. Ai ka shkruar se autorët e sulmit duhet të përgjigjen para drejtësisë si dhe ka bërë thirrje për përparim të dialogut.

“Sulmi me granatë në postën në Zveçan është akt i papranueshëm dhune. Garantimi i sigurisë dhe mirëqenies së të gjitha komuniteteve në Kosovë është jetik, autorët duhet të përballen me drejtësinë. Ky incident nënvizon nevojën për përparim thelbësor në Dialogun e lehtësuar nga BE-ja”, ka shkruar Rohde.

Filiali më i ri i Postës së Kosovës në veriun e banuar kryesisht me serbë, është bërë pre e një sulmi me granatë. Zyrtarë të lartë shtetërorë e cilësuan terrorist aktin. Zyrës në Zveçan i janë thyer xhamat e dritareve e të hyrjes kryesore. Sipas Policisë së Kosovës, granatat e dorës janë hedhur të martën, pak minuta pas mesnatës.

Dëmet materiale janë shkaktuar nga shpërthimi i njërës granatë, ndërsa tjetra, e cila është vërejtur nga zyrtarët policorë, është shpërthyer në mënyrë të kontrolluar nga njësia e specializuar për trajtimin e mjeteve eksplozive. 

rohde kosove

Sondazh

Poll