Aktualitet

Siguroi kushtet për vrasjen e Hamza Terziut, GJKKO lë në burg Edison Mucekun

Bëhet me dije se në sallën e gjyqit Muceku ka mbajtur qëndrim mohues për akuzë.

31 Mars 2025, 10:45 Nga M.B
Siguroi kushtet për vrasjen e Hamza Terziut, GJKKO lë në burg
Foto ilustruese

TIRANA- Gjykata e Posaçme ka vendosur për vijimin e masës “arrest në burg” për Edison Mucekun, i akuzuar për “sigurim kushtesh për të kryer vrasje” në dëm të Hamza Terziut, në maj 2020 në Bulqizë. Bëhet me dije se në sallën e gjyqit Muceku ka mbajtur qëndrim mohues për akuzë. Muceku u ekstradua pak ditë më parë nga Mbretëria e Bashkuar, ku u arrestua në janar të këtij viti.

Edison Mucekut ishte te lista e megaoperacionit të SPAK në maj të vitit 2024, ku u lëshuan 50 urdhër arreste për emrat më të njohur të botës së krimit në vend në dosjen "Revanshi". Mes këtyre emrave ishin dhe emrat e Leonard Dukës, Durim Bamit apo dhe ish-deputetit Arben Ndoka.

Ai figuronte si pjesë dhe lidhje e Hektor Xhecukës, nga Burreli, që drejtonte dhe grupin kriminal me aktivitet në qarkun e Dibrës. I njohur si Tori Xhecuka, ai mbante lidhje me kreun e organizatës së fuqishme të drejtuar nga mbreti i kumarit, Ervis Martinaj.

Një prej krimeve që dyshohet se Xhecuka dhe grupi i tij ka marrë porosi për të kryer vrasje, ka qenë ajo e tentativës ndaj Durim Bamit, e zbardhur nga aplikacioni SKY ECC. Por Muceku dhe Xhecuka së bashku dalin në një tjetër krim të mëparshëm, për të cilin gjithashtu akuzohen.

Bashkëautor në tentativë vrasjeje në Bulqizë, në maj 2020, ku do vrisnin Hamza Terziun, duke i qëlluar me breshëri arme shtëpinë. Prokuroria lëshoi urdhër-arrestin pas zbardhjes së bisedave nga platforma e koduar SKY ECC, ku zbuloi emrat e përfshirë, mes tyre Muceku dhe Xhecuka, si dhe 3 të tjerë.

edison meceku

Sondazh

Poll